Po provohet se kundërshtimi i Demarkacionit u bë vetëm për pushtet

Politika

Po provohet se kundërshtimi i Demarkacionit u bë vetëm për pushtet

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 21 shkurt 2018 Në ora: 20:21
Melihate Termkolli

Ish Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Melihate Tërmkolli, e konsideron si të duhur procedimin e marrëveshjes për Demarkacionin e kufirit me Malin e zi. Në një intervistë ekskluzive për gazetën “Bota sot”, Deputetja Tërmkolli, konsideron se aneksi i nënshkruar nga Presidenti i Kosovës dhe ai i Malit të Zi, ua lehtëson punën “patriotëve” tanë që me veprimet e deritanishme e kanë eklipsuar shtetin dhe popullin tonë.

Ajo ka dhënë një mendim edhe mbi qëndrimet e Lidhjes Demokratike të Kosovës, sa i përket votimit të Demarkacionit, duke u shfaqur e habitur se si deputetët e kësaj partie, të cilët më herët ishin kundër kësaj marrëveshjeje tani nuk bëzajnë. 

“Bota Sot”: Çka mendoni për zhvillimet e fundit lidhur më marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi , së cilës ju shtua një aneks dhe pritet të votohet në Kuvend.

Melihate Termkolli: Çdo marrëveshje dypalëshe apo aneks, e ka plotfuqishmërinë e respektimit dhe zbatimit të saj atëherë kur dy palët e miratojnë atë në tërësi. Kjo nuk ka ndodhur në rastin tonë. Mali i Zi, nuk ka ndryshuar asgjë nga marrëveshja, të cilën e ka miratuar në kuvendin e vet. Aneksi i nënshkruar nga Presidenti i Kosovës dhe ai i Malit të Zi, ua lehtëson punën dhe ua “lanë fytyrën” e “patriotëve” tanë që me veprimet e deritanishme e kanë eklipsuar shtetin dhe popullin tonë. Mali I Zi tregoi një vullnet të mirë për ç’bllokim të situatës për çka duhet falënderuar. Marrëveshja tashmë duhet të miratohet, për interesin e qytetarëve tanë, të shtetit tonë dhe për forcimin e marrëdhënieve me aleatët dhe partnerët tanë ndërkombëtarë.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat