“Haradinaj u dorëzua për Demarkacionin, pranoi marrëveshjen e 2015-tës”

Politika

“Haradinaj u dorëzua për Demarkacionin, pranoi marrëveshjen e 2015-tës”

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 21 shkurt 2018 Në ora: 20:51
Ramush Haradinaj

Sot komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike ka proceduar për shqyrtim Kryesisë të Kuvendit, Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Kosovës dhe Malit të Zi. Ndërsa, kryesia e Kuvendit vendosi që të seanca për votimin e kësaj marrëveshje të mbahet nesër në orën 11:00.

Analisti politik Islam Krasniqi ka thënë për “Bota sot” ka thënë se kryeministri Ramush Haradinaj u dorëzua duke pranuar marrëveshjen e vitit 2015.

Image
Ramush Haradinaj

“U bëmë prrall më këtë punën e Demarkacionit, ku në njërën anë kundërshtonte  kryeministri në anën tjetër shkonte presidenti në Mal të Zi dhe i thoshte së mirë është, që tri vite më tema të njëjta dhe në fund edhe kryeministri u  dorëzua duke pranuar po atë marrëveshje të 2015”, ka thënë Krasniqi.

Për më tepër, ai ka theksuar se pas përçarjes së Vetëvendosjes ka mundësi që të bëhet ratifikimi i Demarkacionit.

 “Ka mundësi së do të ratifikohet kjo marrëveshje pa ndonjë problem sepse VV-ja është ndarë dhe ka mundësi që grupi dysh i VV-së ta votojë këtë marrëveshje më arsyetimin e liberalizimit të vizave. Pavarësisht asaj së njëra pjesë e VV-së po e kundërshton më ngulm ratifikimin e Demarkacionit, duke e ditur presionin e Bashkësish Ndërkombëtare edhe këta do të votoni edhe këta së i ka zbutur pushteti”, ka përfunduar Krasniqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat