Deputetja e LDK-së tregon se kush e ka përgjegjësinë për t’i bërë numrat për Demarkacionin

Politika

Deputetja e LDK-së tregon se kush e ka përgjegjësinë për t’i bërë numrat për Demarkacionin

Nesib Hoti Nga Nesib Hoti Më 21 shkurt 2018 Në ora: 21:03
Deputetët e LDK-së

Projektligji për Demarkacionin e kufirit më Malin e Zi, tani e sa kohë ishte duke qëndruar në sirtarët e Qeverisë së Kosovës, e në të njëjtën kohë duke pritur momentin për procedim në Kuvendin. E ky moment tani siç duket ka ardhur.

Kryesia e Kuvendit ka caktuar edhe zyrtarisht që nesër në orën 11:00 të mbahet seanca e jashtëzakonshme për të shqyrtuar projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për shënimin e kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Image
Hykmete Bajrami

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete  Bajrami, në një prononcim për “Bota sot”, mendon se ratifikimi i marrëveshjes për shënimin e kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi duhet të kalojë.

Por, Bajrami thekson se Lidhja Demokratike e Kosovës nuk është përgjegjëse për t’i bërë numrat në Kuvend.

“Komisioni për Punë të Jashtme e ka përcjellur në fillim dokumentin për shqyrtim dhe Kryesia e Kuvendit ka caktuar që nesër në orën 11:00 të mbajë seancë të jashtëzakonshme për të shqyrtuar projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për shënimin e kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi. Lidhja Demokratike e Kosovës e ka bërë të qartë qëndrimin e saj që është pro marrëveshjes së vitit 2015. Ne konsiderojmë se duhet të kalojë, mirëpo nuk jemi përgjegjës për t’i bërë numrat”, ka theksuar deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami.

Sipas saj, LDK-ja i ka numrat, sikurse që i ka pasur, dhe se ata numra do të jenë në Kuvendin e Kosovës.

“Ne i kemi ata numra që i kemi pasur, ata numra do të jenë në Kuvendin e Kosovës. Ndërkohë, mendoj se është përgjegjësia kryesore, në këtë rast e koalicionit qeverisës, që t’i bëjë numrat, e që nuk kam informata se i kanë numrat apo jo”, ka përfunduar deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat