Deputeti i Vetëvendosjes: Do të votoj kundër demarkacionit

Politika

Deputeti i Vetëvendosjes: Do të votoj kundër demarkacionit

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 21 shkurt 2018 Në ora: 21:07
Ilustrim

Nesër duke filluar nga ora 11:00 pritet të mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës ku do të procedohet Marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi.

Pro kësaj marrëveshje kanë dal partitë politike të cilat janë në koalicion qeverisës , për më tepër edhe Lidhja Demokratike e Kosovës ka dal me reagim se nuk mund të mbështesë ratifikimin e Projektligjit për Marrëveshjen për Shënimin e Kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, nëse të njëjtit i bashkëngjiten dokumente kontradiktore.

Ndërsa, deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Faton Topalli ka thënë  për “Bota sot” se do të votojë kundër kësaj marrëveshjeje e cila do të procedohet në Kuvend.

“Me votë kundër, besoj unë”, ka thënë Topalli për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat