Ish-anëtari i VV-së: Të shkatërrohet mafia biznesore në shëndetësi

Politika

Ish-anëtari i VV-së: Të shkatërrohet mafia biznesore në shëndetësi

Suzana Rugova Nga Suzana Rugova Më 21 shkurt 2018 Në ora: 21:43
Foto ilustrim

Sistemi i shëndetësisë vazhdon të mos e ketë besimin e plotë nga qytetarët e Kosovës.

Ish – anëtari i VV-së, Arben Gecaj në një prononcim për gazetën ‘’Bota sot’’, thekson se në Kosovë duhet të punohet shumë për ta shkatërruar mafinë biznesore që po ndodh në shëndetësi.

Image
Arben Gecaj

‘’Republika e Kosovës ka arritur progres, ajo sot veç se ka filluar të etablohet si shtet. Ne duhet të jemi të vetëdijshëm se dëshirat tona në raport me mundësitë janë bukur në debalancë. Shteti i Kosovës në vitet që po vijnë ka obligime të mëdha në raport me qytetarët e saj. Në shtyllën e shëndetësisë duhet të ndodh një revolucion, mafia e biznesit me shëndetin duhet të shkatërrohet, duhet goditur pa mëshirë, ne duhet të kemi sigurim bazik i cili garanton një shëndetësi të kualitetit evropian, për të gjithë’’, përfundon Gecaj.

Ndër tjerash, Gecaj thekson se diskursi politik duhet të zhvendoset në ekonomi, ndërmarrësi dhe zhvillim, në të kundërtën çdo gjë tjetër është ripërsëritje dhe paaftësi për t’u marrë me politikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat