Deputeti i Vetëvendosjes: Mirë që Demarkacioni po sillet në Kuvend

Politika

Deputeti i Vetëvendosjes: Mirë që Demarkacioni po sillet në Kuvend

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 22 shkurt 2018 Në ora: 09:46
Faton Topalli

Çështja e demarkacionit fatkeqësisht ka mbetur në duart e listës serbe dhe e gjithë kjo vjen si pasojë e mungesës së votave të koalicionit qeverisës.

Kjo për faktin se Lista Serbe po pret për tu aktivizuar dhe për të fituar sa më shumë ingerenca shtetërore për Asociacionin, duke e kushtëzuar kështu edhe votimin e demarkacionin themelimit të Ushtrisë së Kosovës dhe proceseve tjera.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e VV-së Faton Topalli duke folur rreth asaj se a ekziston rreziku për ndonjë kushtëzim nga ndonjë subjekt politik që e kërcënon shtetësinë e Kosovës, siç është themelimi i asociacionit në bazë të marrëveshjes së Brukselit, e jo në bazë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ka thënë për “ “Bota sot” se rreziku gjithmonë ekziston, por Qeveria e Kosovës është ajo e cila duhet të vendos nëse pranon apo kundërshton kushte të tilla.

“Mirë është që demarkacioni po sillet në Kuvend, sepse deri më tani nuk kemi pasur asnjë votim lidhur me këtë çështje. Pastaj është çështje e vendimit politik të subjekteve dhe secilit deputet veç e veç se si e matë dëmin dhe dobinë politike për vendin, nëse voton pro apo nëse voton kundër demarkacionit”, ka thënë deputeti Topalli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat