Milaim Zeka tregon se çfarë ndikoi që të shtyhet seanca

Politika

Milaim Zeka tregon se çfarë ndikoi që të shtyhet seanca

Arbnore Zhushi Nga Arbnore Zhushi Më 22 shkurt 2018 Në ora: 14:41
Milaim Zeka

Kuvendi i Kosovës, ka shtyrë edhe një herë seancën e jashtëzakonshme për Demarkacionin me Malin e Zi.

Ndonëse ishte paraparë që seanca të niste sot nga ora 12:00, ajo nuk u mbajt fare, për shkak se nuk pati konsensus politik, për ratifikimin e kësaj marrëveshjeje.

Derisa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës insiston që Marrëveshjes që do të votohet në Kuvend t’i bashkangjitet edhe raporti i Shpejtim Bulliqit, kundër kësaj është shprehur Lidhja Demokratike e Kosovës. Kjo e fundit, ka konfirmuar se nuk do ta votojë Demarkacionin me raportin e Bulliqit.

Ndërsa, Lista serbe njoftoi zyrtarisht që nuk do të votojë pro Demarkacionit.

E deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Nisma për Kosovën, Milaim Zeka, nuk ka mundur  të konfirmojë nëse koalicioni qeverisës i ka numrat, ose jo për miratimin e Demarkacionit.

“Hiq nuk e di”, ka thënë Zeka, në një prononcim për gazetën “Bota sot”.

Por, ai ka konfirmuar se ishin votat e LDK-së dhe të Listës serbe, ato që ndikuan në shtyrjen e seancës, për nesër në ora 10:00.

“Po”, ka thënë ai shkurt, në pyetjen e gazetës.

Ndërkohë, Lëvizja Vetëvendosje, ka thënë se do të votojë kundër Demarkacionit, pasi sipas saj, kjo Marrëveshje është gabim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat