Flasin nga AAK-ja, tregojnë nëse ka përçarje në koalicionin qeverisës

Politika

Flasin nga AAK-ja, tregojnë nëse ka përçarje në koalicionin qeverisës

Nesib Hoti Nga Nesib Hoti Më 22 shkurt 2018 Në ora: 16:40
Fatmir Limaj, Ramush Haradinaj dhe Kadri Veseli

Në media u raportua se raporti i Komisionit të Shpejtim Bulliqit ishte shkaktari i krijimit të një përçarjeje në koalicionin aktual. Partia Demokratike e Kosovës po e mbështet Lidhjen Demokratike të Kosovës që të mos futet në projektligj raporti i Bulliqit, derisa në anën tjetër AAK e Nisma janë kundër.

Lidhur me këtë çështje gazeta “Bota sot” ka kontaktuar deputeten e AAK-së Time Kadrijaj.

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, në një prononcim tha se nuk ka informata se ka përçarje brenda koalicionit aktual.

Image
Time Kadrijaj

“Nuk kemi informata se ka përçarje në koalicionin qeverisës. Çka dihet është se sot LDK-ja nuk ka erdhi në seancë për ta votuar. Qeveria e ka sjellë në një formë raportin, ku përfshihet deklaratat e të dy presidentëve dhe raporti i Shpejtim Bulliqit”, tha deputetja e AAK-së.

Kadrijaj, krejt në fund, ka ripërsëritur edhe një herë se subjekti i saj e përkrahin raporti e Komisionit të Shpejtim Bulliqit.

“Ne si Aleancë e përkrahim këtë raport, ndërsa sa i përket çështjes se ka thyerje në koalicionin qeverisës nuk është e vërtetë”, ka përfunduar deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat