Nesër nuk mund të zgjidhet çështja e Demarkacionit?

Politika

Nesër nuk mund të zgjidhet çështja e Demarkacionit?

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 22 shkurt 2018 Në ora: 21:44
Kuvendi i Kosovës

Nesër pritet të vazhdojë seanca e jashtëzakonshme për ratifikimin e demarkacionit me Malin e zi. Ndërsa,  partitë politike, me përjashtim të Vetëvendosjes, kanë arritur që të pajtohen që nesër të votohet demarkacioni në Kuvend.

Analisti politik, Faik Krasniqi ka thënë për “Bota sot” se është e padrejtë që qytetarët e Kosovës të ngelin të izoluar për shkak të klasës politike.

Image
Faik Krasniqi

“Demarkacioni është shndërruar në një cirk. Është e padrejtë që qytetarët e Kosovës të ngelin të izoluar për shkak të tekeve, inateve dhe interesave personale të partive dhe liderëve tanë. Por, këtyre nuk ju bëhet vonë që qytetarët e Kosovës janë të izoluar, kur vetë përveç që i kanë pasaportat diplomatike dhe shteteve të tjera për veten dhe familjet e tyre dhe shkojnë ku të duan, për hir të ''patriotizmit'' janë pajisur edhe me pasaportë të nënës Shqipëri”, ka deklaruar Krasniqi për “Bota sot”.

Gjithashtu, ai ka shtuar se nëse nuk i kanë votat për ratifikim, atëherë nesër s'kanë pse ta procedojnë, sepse kështu qytetarët po i inatosin më shumë.

Po ashtu, ai është skeptik nëse kjo çështje do të përfundojë të premten , vetëm nëse deputetët e Listës serbe votojnë pro ratifikimit të demarkacionit.

“Prandaj, jam skeptik që nesër do të mbarojë çështja e Demarkacionit, me përjashtim nëse ndërkombëtarët bëjnë presion tek Beogradi zyrtar dhe deputetët e Listës serbe votojnë pro ratifikimit të saj. Përndryshe, do të shkojnë edhe shumë vite të tjera edhe pa zgjidhjen e Demarkacionit, por edhe pa liberalizim të vizave”, ka përfunduar Krasniqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat