“Nuk po refuzohen dekoratat, por po refuzohet Hashim Thaçi” - Bota Sot
“Nuk po refuzohen dekoratat, por po refuzohet Hashim Thaçi”

Politika

E hënë, 18 qershor 2018

“Nuk po refuzohen dekoratat, por po refuzohet Hashim Thaçi”

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 23 shkurt 2018 Në ora: 16:32
Hashim Thaçi, foto: Bota sot

Ditë më parë shumë figura të ndritura dhe bashkëpunëtor të tij, të cilët u dekoruan nga presidenti Thaçi refuzuan një dekorim të tillë. Kjo për faktin se shumë nga ta presidentin Thaçi e shohin si njëri të pa besë, që për interesa të tij personale është në gjendje të bëj çdo gjë.

Analisti politik Faton Mehmeti duke folur rreth kësaj çështje ka thënë për “ Bota sot” se refuzimi i dekoratave ka të bëj me personalitetin e Thaçit, si njeri i papranueshëm.

Image
Faton Mehmeti

“Në fakt nuk po refuzohen dekoratat, por po refuzohet Hashim Thaçi, po refuzohet personaliteti i tij, si dhe figura e tij prej njeriut që ka tradhtuar idealet dhe shokët. Në fakt askujt nuk i bën nder dekoromi nga një njeri i dyshimte, nga një person pa integritet moral dhe politike. Këta që po e refuzojnë dekoratën po ia kthejnë borxhin Thaçit, i cili në periudha dhe rrethana të ndryshme të jetës i ka tradhtuar të gjithë këta, disa madje edhe duke i quar nëpër Gjykata”, ka thënë analisti Mehmeti.

Ai ka thënë është krejt e pritshme që të refuzosh dekoratën nga dikush që e di shumë mirë se mbrapa shpine ta punon, ndërsa jep dekorata për të mbuluar qëllimet e tija të errëta ndaj te gjithëve vetëm e vetëm për të shpëtuar veten.

“Kjo tregon se figurës dhe mashtrimeve të Hashimit iu ka dal boja, prandaj Thaçi duhet të reflektoj pasi integriteti i tij është në pikën me të ulët të mundshëm. Në rrethana normale cdo dekoratë nga presidenti i vendit do i bënte nder çdo kujt, por në rastin e Hashimit ky proverb nuk vlen. Ditë të errëta po vijnë për Hashimin, i cili më nuk po arrin të mashtrojë askënd. Besoj se pas demarkacionit dhe asociacionit të komunave serb, fundi i Thaçit do të vijë edhe atë në mënyrën më të keqe të mundshme. Dekorata të bën nder, por jo nëse vjen nga një person si Hashim Thaçi”, ka thënë analisti politik Faton Mehmeti.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test