“Shpërthen” Zogaj: Kuvendarët e kanë humbur mendjen si patat në mjegull, kështu duhej të vepronin

Politika

“Shpërthen” Zogaj: Kuvendarët e kanë humbur mendjen si patat në mjegull, kështu duhej të vepronin

Gresa Bajraktari Nga Gresa Bajraktari Më 23 shkurt 2018 Në ora: 16:56
Kuvendi i Kosovës

Marrëveshja për Demarkacionin me Malin e Zi ka dështuar sërish të miratohet në Kuvend, derisa seanca është shtyrë për të mërkurën në orën 10:00.

Kjo është hera e dytë që mbahet seanca për Demarkacionin, por që ajo shtyhet për një ditë tjetër.

Për këtë marrëveshje kundër janë Lëvizja Vetëvendosje, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës ka kërkuar që në projektligj të përfshihet vetëm raporti i nënshkruar në vitin 2015 dhe aneks-marrëveshja e dy presidentëve, të Kosovës dhe atij të Mali të Zi, por jo edhe raporti i Komisionit Shtetëror i kryesuar nga Shpejtim Bulliqi.

Lidhur me gjithë këtë, për gazetën “Bota sot”, njohësi i zhvillimeve politike në vend, Skënder Zogaj thotë se kuvendarëve u kanë ikur mendja dhe se ata u sollën në kuvend si patat në mjegull, duke mos e miratuar marrëveshjen që tashmë është miratuar nga shteti malazez.

Image
Skënder Zogaj

“Të gjithë po e shohim se kuvendarëve të Kosovës u kanë ikur mendja, dhe si të këtillë e kanë mjaft vështirë që t’i tubojnë dhentë! Demarkacioni ua ka nxjerrë për fushe mjerimin të gjitha partive politike, të cilat janë antishtetërore dhe antikombëtare! Kjo u pa edhe nga mbledhja fundit, që nuk arriti ta fus në votim Demarkacionin! Por jo vetëm kjo: kuvendarët u sollën sikur patat në mjegull, duke mos e pasur fare-fare të qartë se kishin të bënin me një marrëveshje të nënshkruar dhe tashme të pranuar nga shteti malazez, e cila ose duhet të miratohet, ose duhet të refuzohet, pa lënë mundësinë që të preket! Kjo është mënyra dhe nuk ka asnjë mundësi tjetër”, ka deklaruar ai.

Sipas Zogajt, as të mërkurën nuk do të kalojë lehtë.

”Ishte momenti i duhur që demarkacionin të hiqej nga rendi i ditës! Shumë keq që nuk kaloi. As të mërkurën kam frikë se nuk do të kalojë lehtë...”, ka vlerësuar Zogaj për “Bota sot”.

Pritet të shihet se çfarë do të ndodhë të mërkurën në seancën e jashtëzakonshme për Demarkacionin, nëse do të votohet ose jo kjo marrëveshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat