Deputeti i LDK-së tregon edhe njëherë kushtet për votimin e Demarkacionit

Politika

Deputeti i LDK-së tregon edhe njëherë kushtet për votimin e Demarkacionit

Nebi Ajeti Nga Nebi Ajeti Më 23 shkurt 2018 Në ora: 17:52
Kuvendin e Kosovës

Ratifikimi i demarkacionit në Kuvendin e Kosovës, dështoi për të dytën herë radhazai, duke u shtyrë për 28 Shkurt, deri sa të arrihet një konsensus në mes partive politike.

Në mes tjerash, seanca e sotme u karakterizua edhe me debat të ashpër në mes Kryeministrit Haradinaj dhe deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ku kryeministrit në fund të fjalimit të tij ju adresua LDK-së ,se ka një pjesë të fajit për mos ratifikim të demarkacionit.

Lidhur me këtë çështje deputeti I Lidhjes Demokratike të Kosovës Imet Rrahmani, në një prononcim për “Bota sot” ka thëne se LDK-ja kërkohen që ligjit të i  bashkohen dokumente shtesë.

Image
Imet Rrahmani

“Lidhja Demokratike e Kosovës nuk është kundër ratifikimit të Marrëveshjes. LDK kërkon që ligjit të i bashkohen për arsye informimi edhe dokumente që plotësojnë mundësinë që çdo njeri nga deputetet të votoje i pavarur dhe pa asnjë dyshim. Votimi i ligjit në fjalë nuk është bllokuara asnjëherë në këto vite nga LDK-ja, janë bllokuesit ata që edhe kur i kishin votat e mjaftueshme përdoren dhunë dhe penguan liberalizmin e vizave. Tek e fundit LDK-ja është tash në opozitë dhe nuk mund të akuzohet ajo se nuk po voton diçka për të cilën paritë në pushtet do të duheshin të sigurojnë votat nëse duan  ende të qeverisin me vendin.

Tutje Rrahmani shtoi se LDK-ja tregoi se është parti me vizion të qartë për shtetëformim

“Gjuha e përdorur në parlament nuk qon ka zgjedhje e situatës. LDK tregoi edhe njëherë me gjakftohtësi se është parti me vizon të qartë për demokracinë dhe shtetformimin. Shpresoj se deri të mërkurën do të gjendet rruga për votimin e Ligjit dhe hapjen rrugë për zhvillime të reja ndoshta edhe më dramatike për Kosovën” ka përfunduar Rahmani

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat