Naim Maloku për Demarkacionin: I pakuptimtë votimi për tri çështje të ndryshme!

Politika

Naim Maloku për Demarkacionin: I pakuptimtë votimi për tri çështje të ndryshme!

Arbnore Zhushi Nga Arbnore Zhushi Më 23 shkurt 2018 Në ora: 21:44
Naim Maloku

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës Naim Maloku, ka komentuar në lidhje me dështimin e Kuvendit, që të miratojë Marrëveshjen e Demarkacionit.

Ai e ka quajtur të pakuptimë votimin për tri çështje të ndryshme: Demarkacionin e vitit 2015, Raportin e Komisionit të ri dhe Marrëveshjen e dy Presidentëve.

“Është totalisht e pakuptimtë, sipas mendimit tim, me një votim të votohen tri çështje të ndryshme. Demarkacioni i vitit 2015, Raporti i Komisionit të ri apo si quhet “Raporti i Bulliqit”, i cili në tërësi e rrëzon Demarkacionin e vitit 2015 dhe Marrëveshja e dy Presidentëve, e cila vërteton të dytën, pra “Raportin e Bulliqit”, është shprehur Maloku, në një prononcim për gazetën “Bota sot”.

Ish-deputeti ka komentuar edhe protestën e thirrur për sot, për të ratifikuar Demarkacionin.

“U thirr protestë gjithëpopullore, dolën 20 veta së bashku me gazetarë. Ne, deputetët dhe faktorët ndërkombëtarë, e pamë se si foli populli. Nga e tërë kjo katrahurë politike, të cilën vet kjo klasë politike e solli, deputetët e kanë shumë vështirë të thirrën “në popull dhe për interesa të popullit”, ka deklaruar Naim Maloku për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat