‘’Me apo pa Demarkacion, Qeveria do të bie’’

Politika

‘’Me apo pa Demarkacion, Qeveria do të bie’’

Suzana Rugova Nga Suzana Rugova Më 24 shkurt 2018 Në ora: 13:23
Kuvendi i Kosoves, Demarkacioni

Ratifikimi i marrëveshjes për shënjimin e kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi, po rezulton të jetë shumë më i vështirë. Kjo pasi Lidhja Demokratike e Kosovës megjithëse është pro demarkacionit, thotë se nuk do ta votojë nëse bashkëngjitur do të jetë edhe raporti i Komisionit shtetëror.

Demarkacioni, siç duket po del të jetë ‘’mollë sherri’’ edhe për koalicionin PANA-Lista Serbe.

Bajram Gecaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës në një prononcim për gazetën ‘’Bota sot’’, vlerëson se kësaj qeverie i ka ardhë fundi me apo pa demarkacion.

Image
Bajram Gecaj

‘’Ishte dashtë gjthsesi...unë madje besoj se edhe nëse kalon edhe nëse jo, kjo qeveri e keqe duhet të ikë sa më parë’’, përfundon Gecaj.

Kujtojmë se Ratifikimi i marrëveshjes së demarkacionit konsiderohet kusht kryesor për liberalizimin e vizave.

Seanca e ardhshme pritet të mbahet të mërkuren.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat