Milam Zeka zbulon gjithçka: PDK-ja dhe LDK-ja janë bashkuar për ta rrëzuar e për ta bërë horë Haradinajn

Politika

Milam Zeka zbulon gjithçka: PDK-ja dhe LDK-ja janë bashkuar për ta rrëzuar e për ta bërë horë Haradinajn

Drilon Rrahmani Nga Drilon Rrahmani Më 24 shkurt 2018 Në ora: 13:44
Milaim Zeka

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e NISMA-s, Milaim Zeka, ka folur për “Bota sot”, duke treguar zhvillimet e fundit rreth marrëveshjes së demarkacionit, i cili dy herë radhazi dështoi që të hidhet në votim.

Zeka tha se PDK-ja dhe LDK-ja janë bashkuar me qëllimin që ta rrëzojnë qeverinë Haradinaj, njejtë siç veproi PDK-ja herën e kaluar me Isa Mustafa, ku e rrëzoi nga qeveria edhe pse ishte në koalicion qeverisës me të.

“Gjithçka rreth zhvillimeve të fundit për demarkacionin, janë për marre e për faqe të zezë. Mua më intereson që qytetarët e vendit të lëvizin lirshëm e të mos izolohen, nuk më intereson se çfarë të ardhme do të ketë qeveria. Këto zhvillime janë me qëllime politike, ku janë bashkuar Lidhja Demokratike e Kosovës me PDK-në, kundër AAK-së, ky është zbërthimi politik. Ramush Haradinaj do ta ketë fatin e Isa Mustafës, ku PDK-ja e rrëzoi vet nga qeveria, edhe pse ishte në koalicion politik. Po e përsërisë edhe njëherë që qëllimi i PDK-së dhe i LDK-së është që ta rrëzojnë qeverinë Haradinaj dhe ta bëjnë horë në të njëjtën kohë”- u shpreh Zeka.

Zeka thotë se as Veseli, as Kurti, as Haradinaj, as Hoti, nuk e dinë se çfarë do të ndodh të mërkurën, pasi nuk po e dinë se çfarë janë duke bërë për shkak të lojërave politike.

“As vetë Kadri Veseli, as Haradinaj, as Hoti e as Albin Kurti nuk e dinë se çfarë do të ndodh të mërkurën për arsye se nuk kanë koncepte në ndërtimin e shtetit dhe për shkak të lojërave politike”, përfundoi Zeka për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat