VV pas arritjes së marrëveshjes: Krejt lufta e Demarkacionit po bëhet për shkak të këtij politikani

Politika

VV pas arritjes së marrëveshjes: Krejt lufta e Demarkacionit po bëhet për shkak të këtij politikani

Arbnore Zhushi Nga Arbnore Zhushi Më 24 shkurt 2018 Në ora: 14:11
Albin Kurti

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas lajmit se partitë politike kanë arritur marrëveshje për çështjen e Demarkacionit me Malin e Zi.

Vetëm pak minuta më parë, kryeparlamentari Kadri Veseli, ka konfirmuar se me Ramush Haradinajn dhe Behgjet Pacollin, janë dakorduar që të pranohet kushti i LDK-së për Demarkacionin, që nënkupton se Raporti i Shpejtim Bulliqit, do të merret vetëm si raport informues e orientues për deputetët.

Por, Ali Lajçi, deputet i Vetëvendosjes, duke folur në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka thënë se kjo marrëveshje, është vetëm luftë që nuk po bëhet për të mbrojtur kufirin.

Image
Ali Lajçi

Sipas tij, lufta po bëhet për ta mbrojtur nënshkrimin e Hashim Thaçit, e jo projektin që e rregullon këtë çështje.

“Këtu është lufta që të gjithë të mbrohen vet, por jo me u mbrojt projekti që në fakt e rregullon çështjen e kufirit, por lufta është me e mbrojt nënshkrimin e Hashim Thaçit dhe njëkohësisht të marrin diçka veç sa me e pa, por jo me ndryshuar diçka”, ka thënë Lajçi.

Ai ka theksuar po ashtu se luftë po bëhet edhe për çështje partiake.

“Kjo është edhe një lojë, e cila nuk e di sa zë vend, këta nuk e kanë bërë për projekt, por e kanë luftë për grupe dhe çështje partiake, por nuk u del as ashtu”, është shprehur deputeti i Vetëvendosjes, për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat