“Aktpadia për tradhti ndaj Thaçit nga Vetëvendosje, gjëja më e duhur edhe pse shumë e vonuar”

Politika

“Aktpadia për tradhti ndaj Thaçit nga Vetëvendosje, gjëja më e duhur edhe pse shumë e vonuar”

Arbnore Zhushi Nga Arbnore Zhushi Më 25 shkurt 2018 Në ora: 15:37
Hashim Thaçi, Albin Kurti

Problemet për presidentin e Republikës së Kosovës Hashim Thaçi dhe kryeministrin Ramush Haradinaj, për Marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi, nuk pritet të përfundojnë të mërkurën.

Kjo pasi partia më e madhe opozitare në vend, Lëvizja Vetëvendosje, ka dorëzuar në Prokurorinë Speciale kallëzim penal ndaj presidentit Thaçi, të cilin e akuzon për tradhti kombëtare me nënshkrimin e Marrëveshjes së Demarkacionit.

Një fat i tillë mund ta pres edhe kryeministrin Ramush Haradinaj, pas ndryshimit të qëndrimit për këtë marrëveshje.

Këtë e ka pohuar edhe njohësi i zhvillimeve politike Jeton Kelmendi, në një prononcim për gazetën “Bota sot”.

Image
Jeton Kelmendi

Ai e ka quajtur veprim të duhur padinë e Vetëvendosjes ndaj presidentit Thaçi, derisa ka theksuar se të njëjtën kjo parti, duhet ta bëjë edhe me kryeministrin Ramush Haradinaj, kryeparlamentarin Kadri Veseli dhe Avdullah Hotin.

“Mendoj se aktpadia që ia ka bërë Lëvizja Vetëvendosje për tradhti kombëtare presidentit Hashim Thaçi, është gjëja më e duhur, edhe pse shumë e vonuar. Gjëja më normale është që të paditet kryeministri Ramush Haradinaj, kryepalamentari Kadri Veseli, Avdullah Hoti dhe të gjithë dilitantët që me kaq turr po duan ta shesin tokën. Ata duhet të paditen në Gjykatë për tradhti kombëtare”, është shprehur Kelmendi.

Ai ka shtuar se VV-ja, deri më tani ishte parti konsistente në qëndrimin e saj për Demarkacionin.

“Unë pres një veprim të tillë nga Lëvizja Vetëvendosje, e cila deri më tani ka qenë konsistente në këtë qëndrim”, ka pohuar Jeton Kelmendi për “Bota sot”.

Ndryshe, Vetëvendosje, përmes një komunikate për media, ka konfirmuar se vota e saj të mërkurën do të jetë kundër Marrëveshjes së Demarkacionit, pasi sipas saj, Kosova po i humb 8200 hektarë tokë.

VV ka akuzuar kryeministrin Ramush Haradinaj se po jep territorin e Kosovës, vetëm për të mbetur kryeministër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat