Ekskluzive: As të mërkurën nuk do të votohet Demarkacioni, Mlaim Zeka zbulon arsyen

Politika

Ekskluzive: As të mërkurën nuk do të votohet Demarkacioni, Mlaim Zeka zbulon arsyen

Nesib Hoti Nga Nesib Hoti Më 25 shkurt 2018 Në ora: 16:19
Milaim Zeka

Deputeti i Nismës, Milaim Zeka në një prononcim për “Bota sot” ka bërë të ditur se as të mërkurën nuk do të mbahet seanca për ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi.

Zeka ka treguar se të gjithë deputetët janë të ftuar nga parlamenti i Malit të Zi dhe për shkaqe teknike kjo seancë nuk do të mbahet të mërkurën.

“Jemi duke shkuar në një vizitë në Mal të Zi, me ftesën e parlamentit malazez dhe për shkaqe teknike do të shtyhet seanca për ratifikimit e marrëveshjes me Malin e Zi”, tha deputeti i Nismës.

Ai thotë se bashkë me shumicën e deputetëve, në këtë vizitë të ftuar janë edhe komisioni për media dhe administrata publike.

“Jemi të gjitha partitë bashkë, gjithashtu pjesëmarrës janë edhe komisioni për media dhe administrata publike. Që të gjithë jemi duke shkuar së bashku në një vizitë në Mal të Zi, pasi që parlamenti na ka ftuar dhe atje jemi deri të mërkurën në mbrëmje”, ka përfunduar Milaim Zeka për “Bota sot”.

Kujtojmë se subjektet politike shqiptare të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës, ditën e djeshme, kishin arritur konsensusin për votimin e Marrëveshjes për Shënimin e Kufirit Shtetëror mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Ndërsa, seanca e jashtëzakonshme për votimin e Marrëveshjes së Demarkacionit ishte paraparë që të mbahet këtë të mërkurë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat