Vetëvendosje akuzon Haradinajn për tradhti

Politika

Vetëvendosje akuzon Haradinajn për tradhti

Hava Orana Xhukolli Nga Hava Orana Xhukolli Më 25 shkurt 2018 Në ora: 19:43
Ramush Haradinaj

“Kjo qeveri pa numra, edhe ashtu mund të bjerë. Nuk ka gjë më të keqe se sa kthimi në opozitë pas një qeverisjeje të dështuar. Kush mund të bashkëpunojë më me ty, nëse ia vendos vetes vulën e tradhtarit?”, thuhet në komunikatën e Lëvizjes Vetëvendosje.

Kryeministri Ramush Haradinaj, gjatë ditës së shtunë, thirri një konferencë të jashtëzakonshme për media për të njoftuar për marrëveshjen e fundit për demarkacionin. Haradinaj, u tha gazetarëve se është vendosur të dërgohet për votim në Kuvend marrëveshja, të cilën e kishte kërkuar Lidhja Demokratike e Kosovës, ku raporti i Komisionit të emëruar nga ai, do të jetë vetëm si fakt orientues.  

Për këtë marrëveshje, vetëm dy ditë më parë, Haradinaj i kishte ofenduar deputetët e LDK-së, madje u kishte thënë se derisa të jetë ky kryeministër, e njëjta nuk do të vijë në Kuvend. Por, edhe kësaj radhe u pa një ‘sakrificë’ e Haradinajt, karshi pozitës së kryeministrit. Në këtë mënyrë, Haradinaj nuk e përfilli raportin e Shpejtim Bulliqit, të emëruar vetë si kryetar i Komisionit për demarkimin e kufirit me Malin e Zi.

I kontaktuar nga gazeta, Kryetari Komisionit,  Shpejtim Bulliqi, ka thënë se nuk ka koment rreth veprimit të fundit të kryeministrit Haradinaj.

Ndërkaq, ish kryetari i këtij komisioni, Murat Meha, të cilin Haradinaj e quajti ‘peder’ duke mos u pajtuar me vlerësimin e tij për demarkimin e kufirit, nuk i është përgjigjur thirrjeve të gazetës.

Vetë Haradinaj e kishte shkarkuar Mehën nga ky komision, për të vendosur në vend të tij Shpejtim Bulliqin, raportin e të cilit e ‘hodhi’ poshtë.

Të dielën, Lëvizja Vetëvendosje përmes një komunikate për media e ka pyetur kryeministrin Haradinaj se kush mund të bashkëpunoj me të, derisa ia ka vendos vetës vulën e tradhtarit.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat