Hashim Thaçi mohohet si President i Kosovës

Politika

Hashim Thaçi mohohet si President i Kosovës

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 25 shkurt 2018 Në ora: 19:46
Hashim Thaçi

“Numri kaq i madh i atyre që refuzojnë dekoratat nga ai, është thirrje për të se ai duhet të mendoj seriozisht për pensionim. Pak po çuditem edhe me ata që deri dje s’kanë lënë gjë pa thënë kundër tij, e tash me përulje e pranojnë atë . Më së shumti po çuditem me vetë Presidentin aktual se ku e gjeti atë moral dhe arsye që t’i dekoroj ata që kanë qenë kohë të gjatë pandalshëm dhe shumë kundër politikave dhe sidomos personalitetit të tij. Ku e gjeti Presidenti Thaçi arsyetimin vetanak, shpjegimin me veten e tij dhe respektin për pozitën e tij, për t’i dekoruar disa prej tyre”, ka thënë Faton Abdullahu.

Me rastin e dhjet vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Presidenti i vendit Hashim Thaçi, mori iniciativën për të dekoruar 200 personalitete me Medaljen Presidenciale të Pavarësisë.  Një pjesë e të dekoruarve refuzuan të marrin dekoratën e Presidentit, derisa ky i fundit, në një status në rrjetin social Facebook, u tërhoq nga këto dekorata, duke thënë se të njëjtat kanë qenë vetëm propozime.

Propozime apo vendime, nuk ka shumë rëndësi, aq sa po konsiderohet i rëndësishëm, refuzimi që iu bë këtyre dekoratave nga disa prej të dekoruarve.

Rexhep Qosja, Rexhep Selimi, Sylejman Selimi, Jakup Krasniqi janë vetëm disa nga ish bashkëpunëtorët e ngushtë të Thaçit, të cilët me anë reagimeve publike, i refuzuan dekoratat e tij.

Politikanë e njohës të rrethanave politike në vend, konsiderojnë, se kredibiliteti i institucionit të Presidentit të shtetit, është në pikën zero dhe rikthimi i tij në përfaqësimin e mandatit të tij kushtetues e ligjor, por edhe integritetin tij moral e intelektual është utopike të mendohet.

Deputetja e VV-së Drita Millaku, ka thënë për gazetën “Bota sot”, se Hashimi nuk ka pasur kredibilitet asnjëherë.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat