Paradokset e Ramush Haradinajt

Politika

Paradokset e Ramush Haradinajt

Mimozë Lakna Nga Mimozë Lakna Më 25 shkurt 2018 Në ora: 21:40
Ramush Haradinaj

“Marrja”, ishte kryefjalë e fjalive të shumta të Kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj, drejtuar deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, të premten kur nuk u arrit të votohej marrëveshja për Demarkacionin e kufirit me Malin Zi.

“A bon me ditë ku po ju dhemb. Qeveria e vendit të juaj e taksapaguesve tuaj ka formuar një komision. Ky komisioni nuk është as i Qeverisë e as babës Hilmi. Është i Kosovës, çka keni që po ju pengon, ku po ju dhemb o vëllezër e motra”, tha Haradinaj, në fjalimin e tij drejtuar deputetëve të LDK-së.

I pari i ekzekutivit nuk arriti të qëndrojë gjatë, prapa këtij fjalimi. Brenda natës, Ramush Haradinaj ndryshoi mendje. Pranoi që raporti i Komisionit, të cilin e kishte themeluar vet, në kuadër të ligjit të marrëveshjes për Demarkacionin të jetë vetëm si pikë orientuese.

Haradinaj, tha se këtë veprim e ndërmori në të mirë të qytetarëve të vendit. Por, a e kishte menduar Kryeministri dhe ish përfaqësuesi i opozitës, të mirën e qytetarëve kur gati për tre vite me radhë e mbajti të bllokuar këtë çështje, pa ofruar rrugë zgjidhje? Them se jo. Nëse Haradinaj dhe politikanë të tjerë do të vendosnin në rend të parë të mirën e qytetarëve, tashmë ata do të kishin të drejtën e lëvizjes së lirë nëpër Evropë sikurse edhe shtetasit e tjerë të Ballkanit.

Pranimi i pikës të cilën e kërkoi LDK-ja, nënkupton edhe kërkim-faljen në heshtje të Haradinajt ndaj ish Kryetarit të Komisionit për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi, z. Murat Meha.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat