Kandidatët e Gjykatës Speciale zvarrisin miratimin e Demarkacionit

Politika

Kandidatët e Gjykatës Speciale zvarrisin miratimin e Demarkacionit

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 28 shkurt 2018 Në ora: 20:13
Selia e Gjykates Speciale

“Faktorizimi tek Bashkësia Ndërkombëtare është bërë me pretendimin se kinse vetëm ata munde ta ruajnë stabilitetin politik në Kosovë. Kjo vërtetohet edhe nga tërheqja e një pas njëshme e prijësve të shtetit të Kosovës nga iniciativa për zhbërjen e Gjykatës  Speciale. Dhe çështja e demarkacionit mund të përdoret për të njëjtat qëllime por nuk do të këtë sukses. Sepse, këtë nuk e lejon ruajtja e kredibilitetit të vet Gjykatës Speciale dhe zyrës së prokurorit Special po ashtu në Hagë”, ka thënë avokati Gashi.

Këto ditë është paralajmëruar se arrestimet e para të Gjykatës Speciale do të ndodhin në fund të muajit mars. Cak i akuzave të Gjykatës Speciale, pritet të jenë edhe figura të larta të skenës politike në Kosovës. Në anën tjetër, skena politike në Kosovës, ka një kohë të gjatë që nuk po e gjen qetësinë për shkak të marrëveshjes për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi. Koalicioni qeverisës ende nuk ka mundur t`i sigurojë të gjitha votat e nevojshme për votimin e kësaj marrëveshjeje.

Duke folur lidhur me këtë cështje, avokati Tomë Gashi ka rikujtuar se  udhëheqës të caktuar politik dhe shtetëror, që nga 22 dhjetori i vitit të kaluar, tentuan kinse për ta zhbërë Gjykatën Speciale, por nuk u realizua thuajse asgjë.

Sipas tij,  një prej qëllimeve kryesore ka qenë faktorizimi tek Bashkësia Ndërkombëtare, posaçërisht tek ata që e kanë sponsorizuar krijimin e Gjykatës Speciale tek ShBA dhe BE.

“Faktorizimi tek Bashkësia Ndërkombëtare është bërë me pretendimin se kinse vetëm ata munde ta ruajnë stabilitetin politik në Kosovë. Kjo vërtetohet edhe nga tërheqja e një pas njëshme e prijësve të shtetit të Kosovës nga iniciativa për zhbërjen e Gjykatës  Speciale. Dhe çështja e demarkacionit mund të përdoret për të njëjtat qëllime por nuk do të këtë sukses. Sepse, këtë nuk e lejon ruajtja e kredibilitetit të vet Gjykatës Speciale dhe zyrës së prokurorit Special po ashtu në Hagë”, ka thënë avokati Gashi.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat