Deputeti i Nismës shpërthen ndaj Thaçit, e quan të rrezikshme punën e tij

Politika

Deputeti i Nismës shpërthen ndaj Thaçit, e quan të rrezikshme punën e tij

Nesib Hoti Nga Nesib Hoti Më 28 shkurt 2018 Në ora: 21:04
Hashim Thaçi

Më 26 shkurt janë bërë dy vite prej kur Hashim Thaçi është zgjedhur president i vendit. Ai u zgjodh president i Kosovës në raundin e tretë të votimeve derisa zgjedhja e tij në këtë post pati shumë polemika dhe kundërshtime.

Deputeti i Nismës Socialdemokrate të Kosovës, Enver Hoti, në një prononcim për “Bota sot” ka vlerësuar punën dy vjeçare të presidentit Hashim Thaçi.

Image
Enver Hoti

Hoti thotë se, ashtu edhe siç ka ardhur, nëpërmjet përçarjeve të mëdha, ashtu ka vazhduar puna e të parit të vendit.

“Ashtu edhe siç ka ardhur nëpërmjet përçarjeve të mëdha, ashtu edhe ka vazhduar. Në vend që të unifikojë vendin, ai nuk ka arritur të kryej këtë detyrë. Më tepër shqetësuese është se presidenti i vendit, ka treguar me veprimet dhe aktivitetet të cilat e qojnë vendin në mos transparencë, në futjen dhe vazhdimin e bisedimeve me Serbinë, qofte si kryeministër, duke vazhduar kështu edhe nga pozita e presidentit të vendit”, tha Hoti.

Deputeti i Nismës e vlerëson si të rrezikshme punën e presidentit të vendit. Sipas Hotit, kjo po i kontribuon dështimit dhe mos funksionalitetit të shtetit.

“E vlerësojë jashtëzakonisht të rrezikshme, e cila po i kontribuon dështimit dhe mos funksionalitetit të shtetit, si në aspektin e unifikimit të faktorëve politikë e qytetarë, por edhe në aspektet e dëmshme në nivel me funksionalitetin dhe subjektivitetin e sundimit të ligjit”, ka përfunduar deputeti i Nismës Socialdemokrate të Kosovës, Enver Hoti për “Bota sot”.

Kujtojmë se ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, u zgjodh president i Kosovës, më 26 shkurt të vitit 2016.

Thaçi fitoi me 71 vota në raundin e tretë, pasi në dy raundet e para nuk arriti të sigurojë dy të tretat e votave të deputetëve. Zgjedhja e tij u kundërshtua ashpër nga partitë opozitare (VV, AAK dhe NISMA) të cilat dy herë radhazi ndërprenë seancën duke hedhur gaz lotsjellës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat