Berisha: Prioritet shtetet e Evropës dhe Amerikës, ato afrikane me më pak peshë

Politika

Berisha: Prioritet shtetet e Evropës dhe Amerikës, ato afrikane me më pak peshë

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 28 shkurt 2018 Në ora: 21:12
Anton Berisha

Gjatë së martë është publikuar nëpër media vendore se Burundi ka tërhequr njohjen e shtetësisë së Kosovës.

Po ashtu, gjatë të ditës është zhvilluar në debat ministri i Punëve të Jashtme në qeverinë e Kosovës, Behgjet Pacolli me homologun e tij Ivica Daqiq lidhur më këtë shtet.

Lidhur më këtë, zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha i cili ka thënë se prioritet janë shtet evropiane dhe kontinenti i Amerikës.

“Unë, e kam sqaruar pozicionin tim të politikës së jashtme. Çdo njohje ka rëndësi dhe është e mirëseardhur. Megjithatë, prioriteti im janë shtet evropiane dhe kontinenti i Amerikës”, ka deklaruar ai për “Bota sot”.

Për më shumë, ai ka shtuar se vendet afrikane kanë me pak peshe.

“Vendet afrikane kanë me pak peshë dhe nuk mendoj që duhet të harxhojmë energji me shumë se sa e kërkon situata. Aq me pak të futen në debate shterpë një lojë që po e imponon diplomacia serbe”, ka përfunduar Berisha për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat