Mehmeti: Luftimi i korrupsionit mund të ngadalësojë liberalizimin e vizave

Politika

Mehmeti: Luftimi i korrupsionit mund të ngadalësojë liberalizimin e vizave

Drilon Rrahmani Nga Drilon Rrahmani Më 1 mars 2018 Në ora: 20:49
Ilustrim

Analisti politik, Faton Mehmeti, ka komentuar për “Bota sot” zhvillimet e fundit rreth demarkacionit dhe çështjes së vizave, duke thënë se nuk duhet harruar luftimi i korrupsionit i cili mund të ngadalësoj procesin e liberalizimit të vizave.

“Në fakt korrupsioni është në shifra alarmante në Kosovë, dhe kjo sigurisht se e vështirëson shumë rrugën e Kosovës në integrimet euro atlantike. Për më tepër kjo edhe e ngadalëson procesin e liberalizimit te vizave, edhe kur të kaloj demarkacioni. Derisa BE dhe SHBA nuk po bëjnë asnjë kompromis për demarkacionin, besoj se do të bëjnë një sy qorr për korrupsionin, për t"i lejuar qytetaret e Kosovës që të lëvizin lirshëm. Gjithsesi do t"i behët presion autoriteteve në Prishtinë qe të luftojnë këtë dukuri, e cila si fenomen është gjithkund por jo ne sasi sa në vendin tonë”-tha Mehmeti.

Image
Faton Mehmeti

Ai mendon se BE-së dhe SHBA-ve i intereson më shumë raporti stabil i Kosovës me vendet fqinjë, sesa qeverisja e brendshme.

“Besoj se BE dhe SHBA më tepër i intereson që Kosova të jetë stabile në raport me fqinjët, se sa qeverisja e brendshëm dhe mënyra e qeverisjes se brendshme. Pra, me tepër janë të interesuar në stabilitet se sa në efikasitet të brendshëm. Prandaj edhe nuk po behët shume presion nga bashkësia ndërkombëtare për këtë fenomen, kjo besoj se do të shtohet kur të vije koha qe Kosova të anëtarësohet ne BE, siç ka ndodhur me shtet ne rajon p.sh Kroacinë. Tani e njëjta po behët në Shqipëri, e cila po synon te integrohet ne BE”,-përfundoi Mehmeti për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat