Haradinaj i gatshëm të falë Serbinë për krime, analisti: Skandal, s’ka falje pa përgjegjësi

Politika

Haradinaj i gatshëm të falë Serbinë për krime, analisti: Skandal, s’ka falje pa përgjegjësi

Gresa Bajraktari Nga Gresa Bajraktari Më 1 mars 2018 Në ora: 21:59
Ramush Haradinaj

Mijëra qytetarë të Kosovës ende presin që eshtrat e familjarëve të tyre nga lufta e fundit civile në Kosovë të kthehen dhe të varrosen, për vrasjen e të cilëve ende nuk është vënë drejtësia.

E në anën tjetër, kryeministri i vendit, njëherësh ish komandant i UÇK-së, Ramush Haradinaj, i cili ka humbur edhe vet familjarë gjatë luftës, ka thënë se është i gatshëm të falë serbët për ato që kanë bërë.

Haradinaj ka thënë se Kosova është e gatshme ta falë Serbinë por jo ta harrojë atë çfarë ka bërë.

“Vendi i tij është i gatshëm ta falë Serbinë, por jo të harrojë atë që ka bërë ky vend. Gjithashtu mendojmë se është koha për ta bërë një gjë të tillë”, ka thënë Haradinaj.

Image
Blerim Burjani

E këtë deklaratë, Blerim Burjani e ka quajtur skandal, derisa thotë se Serbia duhet të përgjigjet për krimet e bëra.

“Ky është gabim dhe skandal i madh. Serbia duhet të përgjigjet në radhë të parë për krimet e bëra, e dyta Serbia duhet të kompensojë viktimat civile, bizneset e Kosovës dhe shtëpitë e shqiptarëve në Kosovë, tek kur t’i plotëson këto kushte nëse do të kërkojë falje, le të kërkon”, është shprehur ai për “Bota sot”.

Sipas Burjanit, nuk mund të ketë falje pa përgjegjësi, Serbia duhet të kompensojë dëmet.

“S’ka falje pa përgjegjësi, krimet serbe nuk mund të falen me një kërkim falje, drejtësia duhet të vie në rend. Pra Serbia duhet të kompensojë dëmet ekonomike, shkatërrimet masive të shtëpive dhe bizneseve e shqiptarëve në vitet 98 e 99 si dhe të jep dëmshpërblim për viktimat e pafajshme gjatë luftës”, ka deklaruar Blerim Burjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat