Millaku: Kadri Veseli njeri i rrezikshëm për të ardhmen e Kosovës

Politika

Millaku: Kadri Veseli njeri i rrezikshëm për të ardhmen e Kosovës

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 2 mars 2018 Në ora: 21:18
Kuvendi i Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli është treguar tejet i ashpër në seancën e sëpremtes kur ia ndërpreu fjalën deputetit të sapo liruar nga burgu Frashër Krasniqi nga Vetëvendosje. Sapo Krasniqi doli në foltoren e Kuvendit dhe filloi të flas për rastin gjyqësor të tij dhe aktivistëve të tjerë, i menjëhershëm ishte reagimi i Veselit duke kërkuar nga regjia,që fjala ti ndalet, ashtu siç edhe ndodhi. I menjëhershëm ishte reagimi i gjithë deputetëve të Vetëvendosjes.  Deputeti i Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi bashkë me deputetë tjerë të kësaj partie janë larguar nga salla ku  mbahej seanca.

Frashër Krasniqi tha deputetëve do tu thoshte se si do tua kthejnë dy vite të tyre të humbura, vuajtjet e familjes e shokun e humbur, Astritin.

 “Arsyeja pse ma ndaloi fjalimin Kadri Veseli ishte se e ka kuptu që procesi gjyqësor ka qenë i montuar dhe e ka shfrytëzuar këtë politikisht. Po shihet që jemi të pafajshëm, edhe Veseli e din këtë, që i ka shku fytyra. E vërteta e rastit tonë është që ai nuk do me ni për neve, lë për neve, por as për qytetarët e tij. Kam pas me iu thanë deputetëve të PDK-së që na kanë thënë terrorist, pa asnjë vendim gjyqësor. Çka doni me thanë sot para qytetarëve, para nënave tona, para familjeve tona. A doni me kërkua falje që dy vjet të jetës na i keni humb, që shokun na keni marr, a doni me dal me kërkua falje sot, ku çdo raport i gjykatave ka tregu se ka pas parregullsi e na jemi të pafajshëm” ka thënë Krasniqi pas lëshoi seancën.

Konjufca: Veseli ende e konsideron Frashrin terrorist

Pas ndërprerjes së fjalës deputetit Frashër Krasniqi në seancën plenare nga kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, deputetët e Vetëvendosjes kanë dalë në një konferencë për media ku kanë thënë se kjo sjellje e tij është e patolerueshme dhe e turpshme.

“Për mua është një akt i papranueshëm del dhe ia ndalon fjalën deputetit kundër çdo rregulle pa thënë asnjë fjalë, është e  qartë pse ai ndali fjalën ai e ka kuptu që procedura gjyqësore kundër nesh ka ra në ujë dhe po shihet qartë dhe me këtë Kadri Veseli e din se i ka shku ftyra. E vërteta është që ai nuk don me ni për neve. Kur na kanë qujt terrorist neve pas asnjë fakt, çka doni me than para qytetarëve, nanave tona familjeve tona, duhet me kërku falje me një rast te montum politik, ju keni shkaktu shqetësim, mërzi në familjet tona. Shokun ma të mire na e keni marrë. Kjo ka qenë ajo që e ka penguar Kadri Veselin se rasti i montuar ndaj neve për sulmin në Kuvend  është rast i turpshëm. Shefi i deputetëve të Vetëvendosjes tha se Veselit i doli fytyra e vërtetë e gangsterit për shkak se ia ndaloi të drejtën elementare një deputeti.

“Kadri Veseli me qasjen e tij kallxoi që Frashërin ende e  konsideron  terrorist dhe ka dorë drejtpërdrejtë në atë çka i ka ndodh Vetëvendosjes, Veseli është që ka pas dorë në këtë”, tha Konjufca.

Reagimet

Grupi parlamentar i Vetëvendosjes e ka braktisur seancën pasi që kryetari i Kuvendit Kadri Veseli ia ka ndalur fjalën deputetit Frashër Krasniqit.

Në lidhje më këtë ne kemi kontaktuar edhe më vetë deputetin Frasher Krasniqi, i cili nuk ka mundur të flas më shumë për ngjarjen e ndodhur në Kuvend, derisa ka shtuar se gjithçka ka dashur ta thotë në foltoren e Kuvendit të Kosovës ashtu siç edhe kishte planifikuar, por që fjala i ishte ndalur nga Kadri Veseli.

Image
Frashër Krasniqi

Reagime të mënjehershme ka pasur nga të gjitha anët për sjellën aspak parimore të kryetarit të Kuvendit derisa kjo është cilësuar edhe si fyerje ndaj deputeteve të Kuvendit,dhe mos njohje e rregullores se Kuvendit.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka dalë në mbështetje të deputetit Frashër Krasniqi pasi që këtij të fundit iu ndalë fjalimi në Kuvendin e Kosovës nga kryeparlamentari Kadri Veseli.

Hoti përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Veseli po kalon nga një ekstrem në tjetrin.

“Kryetari i Kuvendit po kalon nga një ekstrem në tjetrin. Në kohën kur është dashtë të ndalojë hedhjen e veve dhe gazit lotsjellës, që ka ngjarë dhjetëra herë në këtë Kuvend, ai jo që nuk e ka ndaluar hedhjen e gazit, por nuk ka sjell asnjë masë siç e parasheh Rregullorja e Punës së Kuvendit”, ka shkruar Hoti.

Ai ka thënë se kryeparlamentari deri dje ka lejuar futjen dhe hedhjen e gazit në Kuvend, kurse sot po ua ndalon fjalën deputetëve.

“Deri dje lejonte të futej dhe hedhej gaz në Kuvend, kurse sot ju merr fjalën deputeteve?!!!Kështu nuk menaxhohet institucioni më i lartë i shtetit. Prandaj duhen ndryshime”, ka shkruar Hoti.

Topalli: Kryetari të dorëzojë mandatin

Image
Faton Topalli

Kurse, deputeti nga Vetëvendosje, Faton Topalli, ka thënë se Kryetari i Kuvendit i ndaloi fjalën deputetit Frashër Krasniqi pa asnjë arsye dhe në kundërshtim me rregullat e Kuvendit.

“Gjatë fillimit të fjalimit të zij Frashër Krasniqi nuk pati asnjë fyerje dhe asnjë shkelje të etikës parlamentare. Atëherë pse ky brutalitet ndaj fjalës së lirë, pse kaq shumë dhunë ndaj mendimit ndryshe? Kjo sjellje, detyrimisht të shtyn për të menduar a po ec vendi ynë drejt diktaturës dhe a do të bëhet praktikë që tu ndalohet fjala deputetëve pa asnjë arsye normative. Kryetari i Kuvendit premtoi që sa të është ai kryetar Frashër Krasniqi nuk do të flas në Kuvend. Gjasa është shumë më e madhe që kryeparlamentari ta dorëzoj mandatin e tij se sa t’ia ndaloj Frashër Krasniqit të flas në Kuvend”, ka thënë Topalli.

Millaku: Krasniqit iu ndalë fjala Në stilin e UDB dhe BIA

Image
Drita Millaku

Kurse, Drita Millaku deputete tjetër nga Vetëvendosje, la thënë se ndalimi i fjalës Frashër Krasniqit, tregon qartë se prapa sulmit të kuvendit qendrojnë  shërbimet  paramilitare të ShIK-ut.

“Në stilin e UDB dhe BIA me këtë tregohet se sa i kapur është  ky shtet.  Një proces i montuar gjyqësor ashiqare, Kadri Veseli po i frikësohet të vërtetës, ky njeri është shumë i rrezikshëm për të ardhmen e vendit”, është shprehur deputetja Millaku.

Image
Faton Mehmeti

Ndërkaq, analisti Faton Mehmeti,  Kadri Veseli është mësuar në SHIK me dhënë urdhra...ende s`po mësohet me demokraci ku lejohet mendimi ndryshe...t'i ndalesh fjalën dikujt veç se s`të pëlqen mendimi ndryshe, është shkelje e rregullores dhe si i tillë mjafton të shkarkohet Kadriu.

“Kuvendi duhet të jetë tempull i demokracisë, ku bazament i demokracisë është mendimi ndryshe. Është e rrezikshme për demokracinë tentativa e dikujt nga politika për të pasur synim të ndëshkojë këdo që mendon ndryshe, prandaj ndalja e fjalës së deputetit është antidemokratike, në veçanti kur deputeti nuk fyen por shpreh mendim kundër kryetarit te kuvendit”, ka potencuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat