Jep dorëheqje aktivisti i njohur i Vetëvendosjes

Politika

Jep dorëheqje aktivisti i njohur i Vetëvendosjes

Nga: Xhevat Rexhaj Më: 3 mars 2018 Në ora: 22:31
Jep dorëheqje aktivisti i njohur i Vetëvendosjes

Jep dorëheqje nga VV-ja aktivisti i njohur Dr. Rushit Arifi, i cili përmes postimit në FB ka shpjeguar arsyet dhe vendimin e tij, duke e quajtur si akt personal pa asnjë ndikim nga askush. Duhet cekur se  Dr. Rushiti njihet si njeriu më i afërt me z. Sh. Ahmeti….

Rushit më tha në një bisedë të shkurtër se vendimin e ka marrë pa asnjë ndikim nga askush.

Rushit Rimanishta: “Para disa vitesh, pas disa bisedave private me njërën nga gratë më të votuara të Kosovës pata marrë një vendim të vështirë i cili nënkuptonte edhe kufizime të pavarësisë teme politike. Pata vendosë të anëtarësohem zyrtarisht në Lëvizjen Vetëvendosje.

Anëtarsimin e kam zyrtarizuar nga Suedia përmes faqes zyrtare të Lëvizjes.

Kam pasë hezitim të madh për shkak se ishin shumë gjëra dhe politika të cilat nuk më pëlqenin. Mikesha ime e cila komunikonte me mua dhe me mbushi mendjen më pyeti se a janë përafërsisht 60% të politikave të LVV me të cilat pajtohem. I thash; Po. Atëherë anëtarsohu dhe mundohu që Ti ta ndryshosh, me aq sa mundësh Lëvizjen dhe nuk ke nevojë që Ti të ndryshosh.

E kisha parasysh edhe një grumbull njerëzish që ishin në LVV dhe me të cilët faktikisht pothuajse 100% pajtohesha me qëndrimet dhe politikat e tyre dhe me shpresë se Lëvizja do të ndryshoj dhe influencohet nga këta.

Image
Dr. Rushit Arifi

Ndikimi im në LVV për këta vite ka qenë pothuajse i paprekshëm ose fare nuk kam pas ndikim por, kam votue në disa palë zgjedhje për Lëvizjen dhe për njerëzit për të cilët e kam ditë që jemi në një gjatësi valore.

Kam ardhur enkas nga Suedia në votime dhe kam marrë pjesë në shumë demonstrata të organizuara nga lëvizja. Jam mundue me ndikue te njerëzit që LVV është alternativa ma e mirë në tregun politik në Kosovë, argumentet e mija kanë qenë pos tjerash, edhe ky grumbull i individëve të cilëve u besoj. Kam qenë shumë aktiv në rrjete sociale duke promovue VV-n dhe njerëzit e saj por njëkohësisht kam ditë shpesh edhe me kritikue dhe dhumbue ato veprime, politika apo iniciativa me të cilat nuk jam pajtue. Shpesh here edhe duke përdorë ironinë.

Kohën e fundit kur konfliktet brenda Lëvizjes dolën në shesh, reagimet tmerruese së pari ndaj Aida Dërgutit dhe dikur ndaj secilit apo secilës që dual në mbrojtje Aidës apo shprehu kritika ndaj VVs apo Albinit, fymjet, etiketimet dhe minimizimi i kontributit të secilit që kritikonte Albinin, më kanë ba me mendue shumë se a duhet unë të jem pjesë e kësaj partie edhe pse antar krejt i rëndomtë.

Arsye tjetër pse mendoj që më nuk duhet të jem pjesë e kësaj partie është fakti se njerëzit për të cilët jam kyç, ose nuk janë më pjesë e VVs, ose janë ekstrem të pakënaqur ose më nuk janë në pozita vendimmarrës që me më dhanë shpresë për ndryshime të cilat kam besue se kanë me ndodhë.

Pra, nga tash, do jam apartiak deri sa të ma mbushë mendjen ndonjë forcë tjetër politike e cila ideopolitikisht ka me qenë e afërt me atë që unë besoj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat