Krasniqi: Këto janë dy pengesat e Kosovës për liberalizimin e vizave

Politika

Krasniqi: Këto janë dy pengesat e Kosovës për liberalizimin e vizave

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 4 mars 2018 Në ora: 15:06
Ilustrim

Analisti politik, Islam Krasniqi ka thënë për “Bota sot”, se qytetarët e Kosovës hanë lodhur nga demarkacioni dhe kërkojnë që gabim kryesit e saj duhet të sillen para përgjegjësisë.

“Kjo çështja e demarkacionit është bërë disi si e bezdisshme, qe tri vite është diskutuar, është provuar që të ratifikohet, mirëpo pa sukses, ku edhe qytetaret janë lodhur sot, të cilët po kërkojnë ratifikimin e  tij ose nëse është gabim kryesit e saj duhet të sillen para përgjegjësisë”, ka thënë Krasniqi.

Image
Islam Krasniqi

Po ashtu, ai beson se gjatë seancës së Kuvendit të kësaj jave mund të ratifikohet.

 “Kjo marrëveshje besoj që do të ratifikohet edhe pse si kanë numrat e caktuar, por Listës Serbe i aprovojnë ndonjë kërkesë qeveria jonë dhe ajo e pranon që të votoi pro ratifikimit të vijës kufitare më Malin e Zi”, ka deklaruar ai për “Bota sot”.

Për më tepër, Krasniqi ka shtuar se mos ratifikimi i demarkacionit nuk ka bllokuar proceset drejt Integrimeve në BE, por klasa politike nuk ka pasur vullnet të luftojë korrupsionin.

“Kjo marrëveshje nuk besoj që i ka bllokuar proceset drejt integrimeve në BE, sepse nuk ka qenë kushti i vetëm për Liberalizimin e Vizave, ku Brukseli ka kërkuar edhe luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionin, e që rezultatet në këtë drejtim janë zero, çka do të kuptojmë se kjo klasë politike s`ka pasur vullnet të plotësoi kushtin tjetër Luftimin e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit nëse Demarkacioni ka qenë i pamundshëm”, ka thënë Krasniqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat