Ish zyrtari i Ministrisë së Mbrojtjes tregon pse duhet të hetohen SHIK-u dhe “Sigurimi i atdheut” - Bota Sot
Ish zyrtari i Ministrisë së Mbrojtjes tregon pse duhet të hetohen SHIK-u dhe “Sigurimi i atdheut”

Politika

E hënë, 18 qershor 2018

Ish zyrtari i Ministrisë së Mbrojtjes tregon pse duhet të hetohen SHIK-u dhe “Sigurimi i atdheut”

Arbnore Zhushi Nga Arbnore Zhushi Më 5 mars 2018 Në ora: 15:09
Kadri Veseli dhe Skender Zogaj

Njohësi i zhvillimeve politike në vend dhe ish zyrtari i Ministrisë së Mbrojtjes, Skender Zogaj, ka thënë se Shërbimi Informativ i Kosovës, duhet të hetohet. Por, ai ka thënë se duhet të hetohet gjithashtu edhe “Sigurimi i Atdheut” dhe shërbimet e tjera informative të partive politike, pasi sipas tij, ato janë të implikuara në krime të luftës e të pas luftës.

“SHIK-u, por edhe “Sigurimi i atdheut” dhe shërbimet e tjera informative të partive politike, duhet të hetohen dhe të zbardhen veprimtaritë e tyre, sepse të gjitha së bashku janë të implikuara në krimet e luftës e të pas luftës dhe për gjendjen e krizës në të cilën është kapluar Kosova”, ka pohuar Zogaj në një prononcim për gazetën “Bota sot”.

Sipas tij, hetimi i këtyre veprimtarive, duhet të bëhet përmes detyrimit ligjor të institucioneve shtetërore, për të cilat ka thënë se janë të pafuqishme, për shkak të “kapjes nga SHIK-u”.

“Hetimi i këtyre veprimtarive nuk mund të bëhet me mbledhjen e nënshkrimeve por duhet të bëhet nëpërmjet të detyrimit ligjor të institucioneve shtetërore që të kryejnë përgjegjësitë e veta! Në rend të parë do të duhej angazhimi serioz i Ministrisë së Drejtësisë dhe i Ministrisë së Punëve të Brendshme, të cilat aktualisht, janë plotësisht të pafuqishme, sepse janë nën kapjen e SHIK-ut”, është shprehur Skender Zogaj.

Ai i ka quajtur të kota dhe të dëmshme iniciativat qytetare në këtë drejtim, duke shtuar se qytetarët nuk duhet të ushqehen me shpresa të rreme se do të demistifikohen organizatat e fshehta.

“Iniciativat qytetare, janë orvatje të kota, bile-bile të dëmshme, sepse ushqyejnë qytetarët me shpresë të rreme, të kinse do të demistifikohen organizatat e fshehta dhe duart e zeza! Pa një parlament të mirëfilltë dhe institucione ligjore, nuk ka rezultat në hetimin e veprimtarive subverzive dhe kriminale”, ka përfunduar Skender Zogaj për gazetën “Bota sot”.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test