Shtyrja e seancave për mungesë të Listës Serbe, tregon varësinë e Kuvendit ndaj Serbisë

Politika

Shtyrja e seancave për mungesë të Listës Serbe, tregon varësinë e Kuvendit ndaj Serbisë

Arben Sylejmani Nga Arben Sylejmani Më 5 mars 2018 Në ora: 17:02
Deputetët e Listës Serbe

Profesori universitar, Fadil Maloku në një prononcim për “Bota sot”, thotë se shtyrja e seancave të Kuvendit për mungesë të Listës Serbe tregon se Kosova varet nga Serbia.

I pyetur se si e komenton deklaratën se Lista Serbe do të marrë pjesë në seancë për miratimin e demarkacionit pas zgjedhjeve lokale.

Maloku është shprehur se kjo tregon varësinë e Listës Serbe.

Image
Profesori universitar, Fadil Maloku

“Kjo vetëm sa e ridëshmon fajin e krijuar të varësisë së Listës Serbe" dhe gjithë arkitekturës ekzekutive të Kosovës. Ideja e shtyrjes së seancës së kuvendit kosovar, ishte dhe mbeti mos ndikimi në asnjë mënyrë e prezencës se Listes Serbe" në zgjedhjet e sotshme në Serbi. Kjo ndërlidhje dhe kjo formë e ushtrimit të ndikimit në një vend të shpallur si "sovran dhe i pavarur", është i paprecedent! Dhe vetëm sa e dëshmon, improvizimin e vetëkënaqësisë se Kosova është e pavarur dhe demokratike”, ka thënë Maloku për Bota sot”.

Ndryshe, Kuvendi i Kosovës ka shtyrë tri herë seancën për miratimin e Demarkacionit me Malin e Zi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat