Tërnava tregon pse Lista Serbe duhet ta jep pëlqimin për Demarkacionin

Politika

Tërnava tregon pse Lista Serbe duhet ta jep pëlqimin për Demarkacionin

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 5 mars 2018 Në ora: 21:09
Ilustrim

"Listën Serbe askush s’e ka autorizuar që të merret me punë tamam shtetërore, deputetët do të duhej të merreshin, meqë për fat të keq asgjë nuk dinë, me çështje të ekzistimit të serbëve në Kosovës. Në këtë kontekst, pres që Liste Serbe nuk do të duhej të votonte dhe të merrte këtë përgjegjësi. Sa i përket demarkacionit, shqiptarët e kanë shpallur pavarësinë, ajo ka qenë projekt i tyre, kanë bërë konsensus për të dhe tash le ta bëjnë konsensusin edhe rreth demarkacionit”, ka thënë ditë më parë Rada Trajkoviq.

Image
Hajrullah Tërnava

Deklarata e Rada Trajkoviqit mund të merret si argument se në javën në vijim posa të kryhen zgjedhjet në Serbi, edhe Lista Serbe do ta jep pëlqimin për Demarkacionin e kufirit Kosovë-Mali i Zi. Kështu vlerëson njohësi i çështjeve të sigurisë Hajrullah Tërnava ku sipas tij, ky apel i Rada Trajkoviqit mund të merret edhe si një porosi për popullin e Kosovës, në mënyrë që mos të miratohet Demarkacioni në fjalë.

“Në rrethana në të cilat gjendet populli i Kosovës, e që janë lodhur nga këta politik që shpesh i ndërrojnë karriget qeverisëse, vetëm për të përfituar politikisht dhe materialisht vete, edhe që përdorin retorika patriotike deri sa të vijnë në pushtet, e mbasandaj as që i mbajnë fjalët dhe premtimet e veta, dhe veprojnë po në të njëjtat vija politike të qeverisjes së mëparshme, edhe që vete deri sa janë ardhur në pushtet, qeveritarët e mëparshëm i kanë quajtur tradhtar të popullit. Nëse llogaritet se Rada Trajkoviqi ka ndikim në një pjesë të popullatës serbe, kjo përqindje e serbëve është në pakicë dhe nuk mund të llogaritet se mund të ketë çrregullime të mëdha lidhur me këtë temë”, ka thënë Tërnava për “ Bota sot”.

Sipas tij, sa i përket popullatës shqiptare, edhe këta janë lodhur me këtë demarkacion tash e tri vite e gjysmë duke u manipuluar politikanët  se me të do të fitohet liberalizimi i vizave.

“Mendoj se pjesa tjetër e popullit që ja dhanë votën këtyre tani në pushtet për me tua mbrojtur trojet kombëtare të Kosovës, e kanë kuptuar se janë mashtruar-manipuluar dhe demarkacioni do të kalojë javën tjetër. Të gjithë janë ka e shohin vetën si të tradhtuar dhe të mashtruar dhe tani as që donë të dëgjojnë  më për këtë udhëheqësi, sepse tani po e shohin sa janë të mashtruar, dhe të gjithë janë të një mendimi se ma mirë së paku t ‘ishte nënshkruar demarkacioni para tri viteve e gjysmë se sa tani”, ka thënë Tërnava.

Ai ka theksuar se premtimet e këtyre udhëheqësve në pushtet që nëse tani miratohet demarkacioni, po shkojnë aq larg sa iu premtojnë atyre që deri në shtator do t’ju liberalizohen vizat qytetarëve të Kosovës.

“Ata po harrojnë se kjo udhëheqësi si kriteri më i fortë për liberalizim të vizave është luftimi i krimit të organizuar dhe si i fundit, dhe pa e luftuar këtë krim që shumica e tyre do të gjendet prapa grilave si të burgosur, nuk mundet të fitohet liberalizimi i vizave. E nëse këta të “mëdhenjtë” e dinë se si luftohet krimi i organizuar, atëherë vet kanë me ra në burgje, prandaj bëhet pyetja se a do ta luftojnë këtë lloj të këtij krimit këta që janë në pushtet”, ka thënë njohësi i çështjeve të sigurisë Tërnava.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat