Mesazhi i sulmit në Podgoricë dhe skenari rus për Ballkanin - Bota Sot
Mesazhi i sulmit në Podgoricë dhe skenari rus për Ballkanin

Politika

E enjte, 21 qershor 2018

Mesazhi i sulmit në Podgoricë dhe skenari rus për Ballkanin

Drilon Rrahmani Nga Drilon Rrahmani Më 6 mars 2018 Në ora: 09:39
Ilustrim

Javë më parë, ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në kryeqytetin e Mali të Zi, Podgoricë, u sulmuar me mjete shpërthyese.

 “Një person i panjohur bëri vetëvrasje me një pajisje shpërthyese. Para kësaj, ai person hodhi një pajisje shpërthyese nga kryqëzimi pranë Qendrës së Sporteve në ambasadën e Shteteve të Bashkuara”, thuhej në njoftimin e qeverisë.

Këto sulme ndaj ambasadave të shtetit më të fuqishëm në Botë, Amerikës, mund të jenë me prapavijë të Rusisë që ta shtrijnë kontrollin e tyre në rajonin e Ballkanit.

“Sulmi u krye nga grupet paramilitare Serbo-Ruse”

Avni Islami, profesor i fushës së sigurisë, duke folur për këtë çështje tha se ky sulm është bërë nga grupet paramilitare Serbo-Ruse me qëllim që Mali i Zi mos të jetë pjesë e NATO-së.

“Sulmi i ambasadës Amerikane në Podgoricë, nuk është diçka e pa pritur , ajo është bërë nga grupet paramilitare e kriminale të strukturave e nën direktivat e shërbimeve inteligjente Serbo-Ruse. Edhe tendenca për një grusht shtet është është ndërlidhur me sulmin me bombë në ambasadën e SHBA së. Të dy rastet e kanë të njëjtin qëllim, që Mali I Zi të mos jetë pjesë e NATO –së”, është shprehur Islami për “Bota sot”.

Image
Profesor i fushës së sigurisë, Avni Islami

Ai thotë se nuk duhet harruar AKI-ja që e kishte njoftuar për tendencën e grushtshtetit, ku ish-drejtori Agron Selimi kishte marrë falënderime për kontributin e dhënë.

“Nuk duhet harruar si institucionet e sigurisë së Kosovës ( AKI- Agjencia Kosovare për Inteligjencë) e kishte njoftuar me kohë, për tendencën e grushtshtetit. Pas dështimit, ish drejtori I saj Agron Selimi,dhe Agjencia të cilën e drejtonte , kishte marrë falënderime për kontributin e dhënë”, ka thënë Islami.

Islami është shprehur se qëllimi i këtij sulmi është që Rusia ta shtrijë influencën e saj në Ballkan e pastaj të ketë ndikim edhe në Kosovë.

“Edhe sulmi me bombë e ka një mesazh, pra aksi Rusi-Serbi janë kundër perëndimit dhe qëllimi është që Rusia ta shtrij influencën e saj në rajonin e Ballkanit, e përmes kësaj influence të ketë ndikim edhe në Kosovë. Qëllimisht këto sulme bëhen nëpër ambasadat e Amerikës, duke ditur fuqinë që ka Amerika në Ballkan dhe në Evropë në përgjithësi, pra qëllimi i Rusisë është të depërtojë në Ballkan e përmes saj në Evropë”, ka përfunduar eksperti i sigurisë, Avni Islami për gazetën “Bota sot”.

Shtet i pasigurt

Kurse eksperti tjetër i sigurisë, Hajrullah Tërnava, thotë se në momentin që sulmohet ambasada e SHBA-së, atëherë ai shtet nuk është i sigurt.  Sipas tij, ky sulm në Mal të Zi tregon të vërtetën e gjendjes së sigurisë në këtë vend.

“Çdo sulm që bëhet ndaj një objekti e sidomos ndaj ambasadës Amerikane, është një dëshmi se po rrezikohet siguria ne atë shtet. Ky sulm vetëvrasës në ambasadën Amerikane në Mal të Zi, e tregon të vërtetën se stabiliteti ne këtë vend është në rrezik, e sidomos kur dihet se tani cak i shënjestrave kryesore të këtyre sulmeve janë shtetet e Ballkanit”, ka thënë Tërnava.

Image
Eksperti tjetër i sigurisë, Hajrullah Tërnava

Ai ka deklaruar se nëse analizohet mirë ky sulm, mund të vertetohet që Rusia qëndron prapa tij dhe marrë në tërësi sipas Tërnavës, Ballkani mund të rrezikohet edhe më tutje nga skenarët Rus.

“Nëse bëhet një analizë se kush mund të qëndroj mbrapa këtyre sulmeve, lehtë mund të konstatohet se mbrapa këtij sulmi qëndron Rusia që në planet e saja e ka për qellim që me veprimet e tilla ta rris ndikimin e saj në Kosovë dhe pse jo në tjera vende të Ballkanit sikur që është Bosnja e Hercegovina, Maqedonia, Kosova dhe pse jo edhe Shqipëria. Marrë në tërësi Ballkani munde të rrezikohet nga skenarët Rusë, prandaj faktori ndërkombëtar perëndimor sikur qe është Amerika me BE-në duhen t’i shpejtojnë procedurat e hapjes së rrugëve drejt BE-së për këto vende që ende nuk janë anëtare dhe nuk e kane marr statusin për në BE”,  ka potencuar Tërnava për “Bota sot”.

Dyshimet mbi Serbinë

Ndërkaq studiuesi i fushës së sigurisë, Armend Halimi, ka thënë se nisur nga fakti që vetëm Serbia nuk ka raporte të mira me Amerikën nga vendet e Ballkanit, atëherë dyshimet bien mbi të.

Image
Studiuesi i fushës së sigurisë, Armend Halimi

“Edhe pse krimet terroriste janë të vështira për tu identifikuar shpejt sulmuesit, ngase terroristet janë individ apo grupe që veprojnë në mënyrë të fshehtë e asimetrike, aq më tepër kur nuk ka formacione që janë dal hapur ne Ballkan, megjithatë, duke u nisur nga fakti se Amerika në përgjithësi për shtetet në rajon konsiderohet mik dhe mbështetës për veç Serbisë, logjikshëm lindin dyshimet se sulmet e tilla as kujt nuk i konvenojnë më tepër se Serbeve dhe Ruseve”.

“Kjo ngase, te padëshirueshëm për ta është çdo vend perëndimor që i kontribuon integrimit ne Evrope dhe NATO te vendeve te Ballkanit, e me theks të veçantë si cak i sulmi i përbashkët si për serbët si për Ruset është Amerika si super fuqi e mbështetës kryesor i Kosovës, ku edhe ndeshen interesat edhe të Serbisë edhe te Rusisë ne këtë rrafsh. Andaj, sa do qe ky sulm mund te jete sulm i izoluar individual, ngase si forme është praktikuar në rastin në fjalë metoda kamikazë, çka zakonisht grupet përdorin sulmet me mjete tjera, megjithatë kjo dukuri duhet të ngrit vigjilencën e organeve të sigurisë me një bashkëpunim rajonal, e sidomos vendeve te kanalizuara si properëndimore”, ka përfunduar Halimi për “Bota sot”.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test