“Shteti i kapur nga Qeveria PAN, vendimet skandaloze që u morën”

Politika

“Shteti i kapur nga Qeveria PAN, vendimet skandaloze që u morën”

Gresa Bajraktari Nga Gresa Bajraktari Më 6 mars 2018 Në ora: 17:53
Qeveria e Kosovës

Vazhdimisht thuhet se duhet të luftohet krimi dhe korrupsioni, që të kemi liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës. E së fundmi zëvendëskryeministri Fatmir Limaj ka thënë se duhet të bëhet ç’kapja e Prishtinës pas ratifikimit të Demarkacionit.

Lidhur me këtë, njohësi i çështjeve juridike, Blerim Burjani vlerëson se shteti është i kapur nga Qeveria PAN, derisa përmend vendime që janë marrë nga ajo.

“Shteti është kapur nga Qeveria PAN, kanë bërë shkarkime, kanë dërguar njerëz të paedukuar as profesorë, as kurrgjë në Këshillin Drejtues të UP-së. A s’është ky argument i fuqishëm se kush e ka kapur shtetin. Pastaj vendimet arbitrare të mandatarit, prej vendime katër vendime skandaloze dhe të kundërligjshme, kurrgjë s’po ndodhë”, është shprehur ai.

Image
Blerim Burjani

Sipas tij, qytetarët janë të befasuar me gjithë këto gjëra që po bëhen dhe që janë probleme të mëdha.

“Çka mund të ndodhë me vendime tjera që pritet të nxjerrin, rreth 25 ambasadorë do të tërhiqen nga ambasadat aktuale të Kosovës dhe do të zëvendësohen me familjarë dhe analfabetë por nuk duhet të harrohet se tash beteja e madhe e këtyre njerëzve është kënd me zgjedhë drejtor poste për shkak se s’ka marrëveshje, ia kanë vazhduar drejtorit aktual mandatin edhe për tre muaj, pra kush po e kap shtetin. Qytetarët janë të befasuar me këto gjëra dhe mbrapshti që priten të rriten dhe të paraqiten edhe probleme shumë më të mëdha në të ardhmen”, ka deklaruar Burjani për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat