Miftari: Thaçit i shtohet tradhëtia e demarkacionit me Malin e Zi, nëse vendos ky me Serbinë, atëherë...

Politika

Miftari: Thaçit i shtohet tradhëtia e demarkacionit me Malin e Zi, nëse vendos ky me Serbinë, atëherë...

Suzana Rugova Nga Suzana Rugova Më 6 mars 2018 Në ora: 22:38
Naim Miftari dhe Hashim Thaçi

Megjithëse tri seanca kanë dështuar. kryesia e Kuvendit të Kosovës ende nuk ka marrë vendim se kur do të mbahet seanca për votimin e marrëveshjes së shënjimit të vijës kufitare me Malin e Zi.

Lidhur me këtë, ish agjenti i SHIK-ut, dhe ish luftëtarë i UÇK-së, Naim Miftari, në një prononcim për gazetën ‘’Bota sot’’,  ka thënë demarkacioni është proces i gabuar. Madje, ai thekson se politikanët po e konsiderojnë Kosovën si pronë të tyre .

‘’Demarkacioni një ditë do të kaloj pasi jem shtet i dobët ku politikanët nuk i kanë dhënë përgjegjësi askujt dhe e konsiderojnë Kosovën si pronë dhe bashçe të babes. Demarkacioni është i gabuar dhe qëllimisht është gabuar së pari nga Hashim Thaçi pastaj nga presidentja kukull nga zarfi Atifete Jahjaga dhe pastaj edhe nga vazali i Thaçit që edhe e bëri president pastaj Isa Mustafa, ky variant nuk duhet kurrsesi me u pranu përmes ratifikimit pasi pastaj merr çdo gjë fund edhe ligjmërisht’’, ka thënë Miftari.

Tutje, ai vlerëson se Demarkacioni nuk është kusht për liberalizimin e vizave dhe populli nuk ka mbetur i mbyllur si shkas i procesit të tejzgjatur të shënjimit të kufijve por për shkak të keqqeverisjes nga politikanët.

‘’Populli ynë nuk ka mbetur i izoluar nga mos-votimi i Demarkacionit me Malin e Zi, vendi ynë është i izoluar për shkak të keqqeverisjes të politikanëve  që shumica janë kriminelë dhe kanë shumë llogari të pa dhëna dhe të pa thëna para ligjit,nuk ka prosperitet dhe përparim me krim të organizuar me mafi politike ku në secilën parti janë klanet kriminale që e udhëheqin secilën parti pa i dhënë kurrë llogari elektoratit. Edhe sa i përket demarkacionit pikërisht këta politikanë me të kaluar dhe tanishme kriminale duke dashur t’a hudhin fajin diku tjetër i kanë lutur BE-në që edhe kufiri me Malin e Zi të jetë kusht edhe pse asnjë shtet në Evropë nuk e ka pas këtë kusht për liberalizim. Ky variant është i gabuar”.

“Malit të Zi i janë shtuar 8200 hektarë tokë dhe Mali i Zi boll ka gllabëruar territore shqiptare gjerë sot e ka shtuar territorin e vet 800% gjerë sot ku dikur për hatër të Serbisë dhe Rusisë konferencat e ndryshme Evropiane i dhuronin territore Mark Millanit ..tani po këto komisione Evropiane për hatër mos me u bë me Rusi por me NATO viktimë gjithnjë shqiptarët e dobët dhe jo të organizuar si komb’’. Hashim Thaçi në librin e tij të tradhtive dhe konspiracionit dhe vëllavrasjes ndër shqiptare i shtohet edhe tradhtia e demarkacionit me Maqedoninë ,Malin e Zi dhe më e frikshmja do jetë demarkacioni me Serbinë ku nëse vendosë prapë Hashim Thaçi do ta bjerë kufirin Serb ndoshta edhe deri n? Prishtinë pasi ngushtë po punohet me shtetin serb që Kosova të ndahet 40% të territorit tonë t’i takoj kontrollit të shtetit Serb dhe me presidentin 'tonë' dhe Listen Serbe në qeveri nuk e kanë aq vështirë me arritë këtë synim’’, përfundon Miftari për gazetën ‘’Bota sot’’.

Në marrëveshjen e demarkacionit përfshihet marrëveshja e nënshkruar në gusht të vitit 2015, marrëveshja mes presidentit Hashim Thaçi dhe Filip Vujanoviq, si dhe raporti i Komisionit të Shpejtim Bulliqit – si pikë orientuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat