“Thaçi natën bashkëpunon me serbët, ditën jep deklarata patriotike”

Politika

“Thaçi natën bashkëpunon me serbët, ditën jep deklarata patriotike”

Më: 7 mars 2018 Në ora: 14:48
Presidenti Hashim Thaçi me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq

Analisti politik, Faton Mehmeti thotë se presidenti i vendit, Hashim Thaçi është një njeri, i cili natën bashkëpunon me serbët, e ditën jep deklarata patriotike.

“Besoj se askush më nuk i merr seriozisht deklarata e Hashimit, i cili natën bashkëpunon me serbë e ditën jep deklarata patriotike. Thaçi asnjëherë nuk ka realizuar atë që e ka thënë, andaj deklarata e tij për ushtrinë është një pretim tjetër i radhës”, thotë Mehmeti për “Bota sot”.

Sipas tij, në çdo manifestim që është mbajtur, Thaçi nuk ka lënë pa e keqpërdorur mundësinë për të dhënë deklarata bombastike dhe populiste.

“Idenë për të bërë ushtrinë, Thaçi e përsërit çdo vjet, duke e shndërruar në propagandë të cilës po i humb kuptimi. Thaçi po bën pafytyrësi karshi qytetarëve, duke premtuar ushtri dhe në të njëjtën kohë duke bashkëqeverisje me Listën Serbe”.

Ndryshe, presidenti në fjalimin e tij në kuadër te “Epopesë së UCK-së ka thënë se nuk do të lejohet askush që të përdor në pafundësi veton kundër themelimit të ushtrisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat