Analisti politik: Demarkacioni mollë sherri në kuvend - Bota Sot
Analisti politik: Demarkacioni mollë sherri në kuvend

Politika

E premte, 22 qershor 2018

Analisti politik: Demarkacioni mollë sherri në kuvend

Suzana Rugova Nga Suzana Rugova Më 7 mars 2018 Në ora: 20:55
Demarkacioni

Demarkacioni  është një proces që përpos që po merr kohë njashtu është bërë temë diskutimi madje e tejzgjatur.

Marrëveshja e nënshkruar për Demarkacionin në mes Presidentit të Kosovës dhe homologut të tij nga Mali i Zi, për analistin politik Blerim Burjani po del të mos jetë e dëmshme për vendin.

Në një prononcim për gazetën ‘’Bota sot’’, sipas Burjanit dëme nga marrëveshja nuk ka por kjo çështje është e politizuar madje Burjani fajëson të gjithë për ngecjet në këtë proces.

Image
Blerim Burjani

‘’S’ka dëme prej marrëveshjes , siç e dini kjo çështje skajshëm është politizuar shumë çështje teknike në Kosovë , ratifikimi pengohet në situata të caktuara dhe me procedura që dalin ad hoc, përgjegjës janë të gjithë për stagnim, edhe pse kanë mbërri marrëveshje po ka telashe e çështje të pa planifikuara por edhe ngacmime të panevojshme politike në mes PDK dhe LDK, kuptohet LDK e ka të vështirë për shkak se ka pas sjellje të pa pranushme nga PDK,, e cila kishte prishë qeverisjen Mustafa e tash ka bërë një qeveri të skandaleve të panumërta.  Demarkacioni mbetet mollë sherri në kuvend, kam thënë edhe më parë se LDK është dashtë ta kushtëzoj voten e vet për këtë që në pako të vendosen edhe zgjedhjet e jashtëzakonshme për në qershor të këtij viti, vota në pako do të ishte zgjidhje ,kështu si është gjendja në heshtje ka dilema në LDK por edhe PDK u lodhë prej skandaleve të një pas njëshme të partnerve të tij të koalicionit, mendoj se shumë më e arsyeshme do të ishte të votohen në pako tri tema. Çështja e demarkacionit, asociacionit ,e ushtrisë e pastaj të shkohet në zgjedhje, kështu si është një temë zgjidhet ,temat tjera mbesin , kështu si është situate, Kosova do të mbet peng  për të arrit këtë konsensus duhet të flasin edhe me listen serbe’’, përfundon Burjani.

Deri tani ratifikimi i demarkacionit ka dështuar së votuari në tri seanca të mbajtura.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test