Krasniqi: E padrejtë që një deputeti t'i ndalohet mikrofoni - Bota Sot
Krasniqi: E padrejtë që një deputeti t'i ndalohet mikrofoni

Politika

E hënë, 18 qershor 2018

Krasniqi: E padrejtë që një deputeti t'i ndalohet mikrofoni

Gresa Bajraktari Nga Gresa Bajraktari Më 7 mars 2018 Në ora: 21:30
Kuvendi i Kosovës, foto arkvi

Nuk janë të pakta rastet kur kemi përplasje në mes të deputetëve në Kuvendin e Kosovës. E së fundmi, ndalja e mikrofonit për deputetët ka ndodhur në dy seanca.

Në seancën e kaluar, kryetari i Kuvendit Kadri Veseli ia ndali fjalën deputetit të Lëvizjes Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi, ndërsa në seancën e sotme, nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti, ia ndali mikrofonin deputetes së VV-së, Fitore Pacollit.

Për këto, analisti politik Faik Krasniqi thotë se është e padrejtë që një deputeti t’i ndalohet mikrofoni, derisa shton se deputetët e VV-së e atakojnë PDK-në për shkak të kapjes së shtetit. 

Image
Faik Krasniqi

“Është e padrejtë që një deputeti t'i ndalohet mikrofoni. Kjo është edhe me rregullore e rregulluar dhe vetëm në rast se ai deputet shprehet në mënyrë banale, atëherë kryesuesi i Kuvendit e ka të drejtën që ta bëjë një gjë të tillë. Për shkak se deputetët e VV-së PDK-në e atakojnë për të bëmat e tyre dhe kapjen e shtetit, prandaj edhe po ndodh që pikërisht atyre t'u ndalet mikrofoni”, është shprehur ai.

Sipas Krasniqit, deputetët e kanë shndërruar Kuvendin në cirk për inate personale dhe duken shumë komik.

“Por edhe deputetët e VV-së duhet që foltoren e Kuvendit ta shfrytëzojnë për hallet e qytetarëve që janë të shumta, dhe jo të merren me tema të tjera dhe t'i japin shkas PDK-së që udhëheqin Kuvendin t'ua ndalojnë fjalën. Sidoqoftë, këta deputetë të Kuvendit të Kosovës më shumë jam duke i parë në rolin e komikëve se të zgjedhurit e popullit. Kuvendin e kanë shndërruar në cirk për inate personale dhe partiake”, është shprehur Faik Krasniqi për “Bota sot”.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test