Qeveria hesht përball provokimit serb me kriminelin Millosheviq

Politika

Qeveria hesht përball provokimit serb me kriminelin Millosheviq

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 8 mars 2018 Në ora: 16:44
200 persona kanë marrë pjesë në shfaqjen e zhvilluar në një teatër në Graçanicë, ku disa anëtarë të korit nga Beogradi, arritën në Gracanicë për të luajtur një performancë me tekst të shfaqjes “ The Slobodan Show” gjoja në shenjë nderi dhe përkujtimi (In Memoriam) për kasapin Millosheviq.

Edhe pas 12 viteve të vdekjes së kriminelit Slobodan Millosheviq, serbët po tentojnë t’i provokojnë shqiptarët e Kosovës, me shfaqje e lojëra te ndryshme, duke e ditur se kasapi i Ballkanit, Millosheviqi është krijesa më e urryer tek shqiptarët.

Më shumë se 200 persona kanë marrë pjesë në shfaqjen e zhvilluar në një teatër në Graçanicë, ku disa anëtarë të korit nga Beogradi, arritën në Gracanicë për të luajtur një performancë me tekst te shfaqjes “ The Slobodan Show” gjoja në shenjë nderi dhe përkujtimi (In Memoriam) për kasapin Millosheviq.

Është për tu çuditur  se si edhe dymbëdhjetë vite pasi ka vdekur gjatë gjykimit të tij për krime lufte, krimineli Sllobodan Millosheviq, kthehet sërish në Kosovë, si personazh në një shfaqje ‘artistike’ në Graçanicë, madje edhe më shumë është për tu çuditur se si Qeveria e Kosovës dhe Institucionet e saj përkatëse nuk bën asgjë për ta parandaluar  performancat dhe shfaqjet nacionaliste të Beogradit dhe lejuan një gjë të tillë.

Pushtetarët tanë “ patriotë” lejuan  dhe përkrahen në heshtje një ceremoni të tillë të mbajtur në Graçanicë, edhe pse diheshin motivet nacionaliste të kësaj shfaqje.

“Bota sot”, ka provuar të kontaktojë Qeverinë e Kosovës lidhur me këtë çështje, por ata nuk janë përgjigjur në pyetjet e gazetës.

Image
Skender Zogaj

Qeveria të ushtrojë përgjegjësitë e saj

Ndërsa, duke folur rreth kësaj çështje analisti politik i vendit Skender Zogaj, ka thënë për “Bota sot” se Serbia për Kosovën dhe shqiptarët është ferma e derrave, derrat e së cilës kanë sulmuar dhe u kanë shkaktuar plagë të shumta shqiptarëve!

Ai ka thënë, se serbët i ka zënë mallkimi dhe Serbia është ndëshkuar duke u shndërruar në deponi mbeturinash e një regjimi të ndyrë, i cili e ka humbur Kosovën përgjithmonë.

“Merreni me mend tash vazhdon të merret me ëndrrën e vetëmashtrimit. Ky është qëllimi i festës që kori nga Beogradi organizon në Graçanicë për të madhëruar figurën e kriminelit Millosheviq. Ky është një provokim i ultë, që më shumë se sa shqiptarët është fyes për serbet, sepse, shqiptarët janë vrarë por e kanë fituar lirinë dhe shtetin e tyre të pavarur, kurse Serbia ka humbur “djepin” e sefallëkut, dhe shumë më shumë, sepse sot Serbia i ngjanë një sorre qorre, nga krrokamët e së cilës nuk mendoj se duhet të shqetësohen shqiptarët”, ka thënë Zogaj, duke uruar që Serbia të kënaqet duke festuar humbjet dhe duke u frymëzuar nga kriminelët gjakatarë, si Millosheviqi.

Sipas tij, “The Slobodan Show” shfaqje kjo që po mbahet në Gracanicë mund të frymëzojë serbët mendjelehtë por nuk mund assesi ta destabilizojë Kosovën, prandaj Qeveria e Kosovës duhet të ushtrojë përgjegjësitë e tyre ligjore për ruajtjen e rendit dhe të qetësisë publike.

“ Shkeljet ligjore gjithsesi që duhet të evidentohen dhe ndëshkohen qetësisht, si i ka hije çdo shteti ligjor”, ka thënë Zogaj sepse lojëra të tilla nuk janë aspak të hijeshime” ka thënë Zogaj.

Image
Sulejman Mehazi

Serbët kanë humbur përfundimisht

Nga ana tjetër njohësi i çështjeve politike Sulejman Mehazi ka thënë se serbët gjithmonë janë të prirur për provokime të njëpasnjëshme në lloje e metoda të ndryshme politike, sportive, kulturore e artistike ndaj shqiptarëve.

Sipas tij, gjeni apo gjaku i tyre serb është për konflikte me shqiptarët, për t'i ofenduar, nënçmuar, vrarë, ngucur e dëbuar nga Kosova.

“Pasi tani s'ju mundësohet të shtypin kosovarët fizikisht me metoda të njohura represive shumëshekullore represive policore-ushtarake, tani, ata mundohen me anë të artit të lënë gjurmët serbe në Kosovë. Pra, qëllimi i grupit të korit Beogradas në Graçanicë mbahet për të përkujtuari të bërat, plaçkitjet, torturat, vrasjet gjenocidet e Millosheviqit ndaj shqiptarëve të Kosovës. Serbët me mëvetësinë e Kosovës kanë humbur djepin fizike të tokës serbe në Kosovë, tani, me anë të korrit e korrifeut beogradas mundohen të krijojnë djepin shpirtëror artistik e religjioze serbe në Kosovë”, ka thënë Mehazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat