Milaim Zeka: Hashim Thaçi e ka privatizuar Kosovën

Politika

Milaim Zeka: Hashim Thaçi e ka privatizuar Kosovën

Drilon Rrahmani Nga Drilon Rrahmani Më 8 mars 2018 Në ora: 20:44
Milaim Zeka

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Nismës Social Demokrate, Milaim Zeka, përmes një prononcimi për “Bota sot”, ka thënë se presidenti i vendit, Hashim Thaçi, e ka privatizuar shtetin e Kosovës dhe parlamentin.

“Nuk duhet me pa kuvendin me tapi, nuk duhet me pa politiken politikën si tapi, mundësisht e keqja të rrijë sa më pak në pushtet. Një pjesë e madhe e deputetëve e politikanë të Kosovës, e kanë privatizuar shtetin e Kosovës dhe parlamentin e Kosovës. Të gjithë këtë sëmundje të privatizimit të shtetit ua ka “ngjitur” Hashim Thaçi”,-thotë Zeka.

Sipas Zekës, përveç Kosovës dhe parlamentit, Thaçi e ka privatizuar edhe PDK-në.

“Ai prej që ka ardhur ai në pushtet, parlamenti dhe qeveria kanë qenë pronë private, por edhe vetë PDK-ja është pronë private e Hashim Thaçit”,-përfundoi Zeka për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat