Pas dorëheqjes së Ahmetit, flet asamblisti i VV-së në Prishtinë, tregon se a do të ketë zgjedhje të reja

Politika

Pas dorëheqjes së Ahmetit, flet asamblisti i VV-së në Prishtinë, tregon se a do të ketë zgjedhje të reja

Nebi Ajeti Nga Nebi Ajeti Më 9 mars 2018 Në ora: 14:35
Nol Nushi dhe disa aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje

Dorëheqja e Shpend Ahmetit nga Lëvizja Vetëvendosje duket se do ta lëkund edhe pozitën e tij si Kryetar i Prishtinës, pasi që tani edhe asamblistët e Vetëvendosjes në kryeqytet janë ndarë në dy pjesë.

Kjo po konstatohet edhe nga asamblistët që e përkrahin Albin Kurtin, ngase ata po shpërndajnë nenin 72 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale ku precizohet largimi i kryetarit të Komunës.

Sipas këtij ligji, “qytetarët e Komunës mund të ndërmarrin iniciativë për largimin e kryetarit të komunës”.

Lidhur me këtë çështje asamblisti i Vetëvendosjes në komunën e Prishtinës Nol Nushi i cili është i pozicionuar në krahun e Visar Ymerit ka thënë për “Bota sot” se gjasat për zgjedhje nuk ekzistojnë.

Image
Nol Nushi

“Nuk ka asnjë gjasë që të ndodhë diçka e tillë. Qëndrimet e ndonjë anëtari të VV-së në Facebook nuk janë qëndrime zyrtare të Lëvizjes. Nëse VV merr një veprim të tillë, mendoj që e dëshmojnë logjikën përfundimtare, logjikën inatqore dhe hipokrite. Unë besoj shumë që kjo nuk do të ndodhë sepse në shumë komuna të tjera ka kryetar komunash të korruptuar me dosje e që VV-ja nuk po e ndërmerr këtë hap. Gjasat për zgjedhje të jashtëzakonshme nuk eksitojnë. Kryetari Ahmeti do të vazhdojë të qeverisë me programin e prezantuar. Përderisa përmbushet ky program, nuk do të ketë kurrfarë problemi”, ka përfunduar Nushi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat