“Qeveria Haradinaj të bie sa më parë, këto janë skandalet e saj”

Politika

“Qeveria Haradinaj të bie sa më parë, këto janë skandalet e saj”

DIANA BUNJAKU Nga DIANA BUNJAKU Më 9 mars 2018 Në ora: 14:42
Qeveria Haradinaj

Qeveria Haradinaj duhet të bie sa më parë sepse nuk arsyeton veten me punën e deritashme që ka bërë. Kështu vlerëson njohësi i çështjeve politike e juridike Blerim Burjani duke shtuar se Qeveria Haradinaj tash e sa është verifikuar si Qeveria me resore ministrore më glomaze që ka qenë deri më tani.

Sipas tij, se sa është e “ dobishme” kjo Qeveri tregon fakti i mbi 70 zv/ministrave dhe 50 këshilltareve politik të tij, ku thuajse të gjithë janë produktiv.

Image
Blerim Burjani

“Kjo Qeveri ka bërë skandale të kundërligjshme, ku prej këtyre skandaleve dy janë në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Andaj kjo qeveri duhet të bie sepse nuk arsyeton veten me punën e deritashme, pasi nuk ka mundur as të zgjidhë problemin e demarkacionit, e besa nuk do të mund të zgjidhë as asociacionin , e as formimin e Ushtrisë së Kosovës”, ka thënë Bujani për " Bota sot".

Ai ka thënë se, këto tri tema të mëdha politike dhe skandale janë të dëmshme për Kosovës sepse u bënë me emërim të një njeriu i cili njihet në cilësinë e koordinatorit e që në realitet është analfabet.

"Haradinaj nuk ka kapacitet për tema të tilla të rënda siç është dialogu me Serbinë, andaj kjo qeveri dhe mandatari i saj duhet të bien sa më parë sepse nuk janë serioze në trajtimin e asnjë teme. Mjerisht shteti i Kosovës ka stagnuar dhe nuk ka zgjidhje as për ekonomi e as për shëndetësinë e as për sigurime shëndetësore. Madje tash edhe Sindikatat e Arsimit janë në protesta, kurse studentet janë çdo herë në pritje për të bërë protesta për shkak të pakënaqësive”, është shprehur Burjani.

Sipas tij, më e mira kësaj do të ishte që kjo qeveri të ndalet, në mënyrë që të mos prodhojë më skandale të shumta në vendimmarrje dhe gabime.

“Konsiderojë se do të ishte mirë që të gjendet rruga për zgjedhje të jashtëzakonshme sa më parë, sepse aq më mirë do të ishte për qytetarët e vendit dhe vet Kosovën. Jam mese i bindur se me këtë qeveri nuk do të mund të ecët më. Andaj do të kishte qenë gabim shumë i madh nëse pritet dhe humbet kohë kot nga kjo Qeveri, ashtu si deri më tani sepse puna nga kjo qeveri ka qenë e dobët, bashkë me orientimin e saj të dobët dhe të mbrapshtë”, ka thënë njohësi çështjeve politike dhe juridike Burjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat