Vonesat e aktakuzave dhe dëshpërimi nga Gjykata Speciale

Politika

Vonesat e aktakuzave dhe dëshpërimi nga Gjykata Speciale

Nebi Ajeti Nga Nebi Ajeti Më 9 mars 2018 Në ora: 22:30
Gjykata Speciale

Ishte viti 2015, kur Kuvendit i Kosovës kishte votuar për themelimin e Gjykatës Speciale me seli në Hagë të Holandës.

Në mandatin e saj, Gjykata Speciale ka edhe vrasjet politike që kishin ndodhur në Kosovë, gjatë dhe pas luftës, konkretisht fillimi i vitit 1998 dhe fundi i vitit 2000.

Edhe pse kanë kaluar tri vite që nga formimi i Speciales, ngritja e aktakuzave të para nga kjo gjykatë ende nuk ka ndodhur, dhe nuk dihet ende kur pritet të ndodhë një gjë e tillë.

Ndërsa, nga frikë për Specialen duket se e aktivizuan qeverinë  Haradinaj, ku me 22 dhjetor të vitit 2017 u tentua të shfuqizohej, duke mbledhur 43 nënshkrime të nevojshëm ,të cilët do të thërrisnin një seancë të jashtëzakonshëm, ku temë kryesore do të ishte shfuqizim dhe eliminim i saj, por ky skenar dështoi

Por kur do të ngritën aktakuzat e para të Speciales?

“Bota sot”  ka kontaktuar edhe zyrtarë nga Gjykata Speciale, por të cilët nuk kanë dhënë më shumë informacione konkrete në lidhje me statusin e hetimeve dhe akuzave.

“Zyra e Prokurorit të Specializuar asnjëherë nuk ka dhënë informacion në lidhje me statusin e hetimeve të saj, dhe veçanërisht me njerëzit, përmbajtjet, dhe kohën e akuzave të mundshme. Ajo politike nuk do të ndryshohet. Dhomat e Specializuara të Kosovës janë juridikisht funksionale që nga 5 korriku i vitit të kaluar. Ngritja e aktakuzave është në kompetencë të Zyrës së Prokurorit të Specializuar (SPO)”, thuhet në përgjigjen e  Christopher BENNETT nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Avokati Gashi: Viktimat do të dëshpërohen nga Gjykata Speciale

Image
Tomë Gashi

Kurse, avokati i njohur Tomë Gashi, në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se ka mungesë të vullnetit politik për zbardhjen e vrasjeve, duke thënë se viktimat e vrasjeve politike do të dëshpërohen nga Specialja.

“Nëse dikush nga familjarët e viktimave shpreson që gjykata special do ti zbuloj dhe akuzojë, vrasësit e rasteve politike munde të dëshpërohen edhe nga kjo gjykatë. Deri sa kemi lejuar të kalojnë 20 vite pa u zbuluar asnjë rast i vrasjeve politike, për shkak të mungesës se vullnetit politik për zbulimin e këtyre vrasjeve, pse mendojmë se gjykata speciale do të veprojë ndryshe. Tani më dihet se një pjesë e vrasësve nuk janë të gjallë. Dhe tani më ka kaluar shume kohë prej se që kanë ndodhur ato raste Tani dihet se kanë dështuar rastësisht apo qëllimisht 4 instanca juridike që kanë pas kompetenca për ndjekje penale dhe abuzim të vrasësve dhe porositësve të këtyre rasteve”, ka thënë avokati Gashi.

Sipas tij, për zbulimin e vrasjeve politike kanë dështuar institucionet ndërkombëtare dhe drejtësia vendore.

“Ka dështuar Tribunali i Hagës , asnjë akuzë për raste të vrasjeve politike. Ka dështuar UNMIK u, asnjë rast të vrasjeve politike, ka dështuar EULEXI, asnjë rast të vrasjeve politike dhe përfundimisht ka dështuar drejtësia vendore. Asnjë rast të akuzimit për raste politike dhe pse duhet të besojmë në gjykate speciale se ajo do të zbuloje dhe akuzoj të dyshuarit për këto raste kaq të rënda. Pse kjo vonesë e bërjes publike të akuzave nga dhoma e prokurorive të specializuar në Hagë. Pse u shkaktohet gjithë kjo dhimbje familjarëve të viktimave të vrasjeve politike sepse nuk ka pasur nuk ka dhe nuk do të ketë vullnet”, ka përfunduar Gashi.

Drejtësia fragmentare

Image
Adrian Gjoshi

Po ashtu edhe avokati tjetër, Adrian Gjoshi, ka thënë se vonesa mund të jetë indikacion se nuk ka shpresë për drejtësi.

“Viktimat e krimit përveç që kërkojnë drejtësi, kërkojnë edhe shpejtësi në arritje të drejtësisë. Mos zbardhja e rasteve penale të pasluftës ka ndikuar në uljen e besimit të qytetarëve në drejtësinë penale. Për mosvënien e drejtësisë në vend, përveç institucioneve vendore të drejtësisë, një pjesë të konsiderueshme të fajit e ka prania e UNMIK-ut dhe EULEX-it, të cilat nuk kanë bërë atë për të cilën kanë pasur mision. Si rezultat, viktimat dhe familjarët e viktimave kanë arsye të ndihen pësimit që edhe Gjykata Speciale do të sjellë drejtësi fragmentare ose do të dështojë e tëra”, është shprehur Gjoshi.

Ai ka thënë se me licencimin e avokatëve do të fillojnë aktakuzat e para.

“Vonesa e ngritjes së aktakuzave nuk duhet të jetë indikacion se nuk ka shpresë për vënien e drejtësisë, sepse thuajse gjithçka është drejt finalizimit. Në momentin e licencimit të avokatëve të parë në Gjykatën Speciale, hapen rrugët për ngritjen e aktakuzave të para. Megjithatë, nga këndvështrimi im si avokat, konsideroj se Gjykata Speciale ka shkuar me hapa të ngadalshëm drejt funksionalizimit të saj, pavarësisht kompleksitetit të rasteve penale dhe vetë gjykatës si gjykatë e pashembullt në historinë e gjykatave (ndërkombëtare) penale”, ka përfunduar avokati Gjoshi.

Kujtojmë se Gjykata Speciale vazhdon të jetë njëra nga temat kyçe që vazhdon të diskutohet dhe nga shoqëria civile dhe partitë politike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat