“Zgjidhja e Kurtit për Demarkacionin, nuk pranohet nga ndërkombëtarët”

Politika

“Zgjidhja e Kurtit për Demarkacionin, nuk pranohet nga ndërkombëtarët”

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 10 mars 2018 Në ora: 16:39
Albin Kurti

Të premten kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti i është drejtuar me një letër të hapur kryeministrit të vendit, Ramush Haradainaj për Marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e zi.

Lidhur me këtë çështje, analisti politik, Faik Krasniqi ka thënë për “Bota sot” se propozimi i Kurtiti është zgjidhje e mirë , por nuk beson që mund të pranohet një gjë e tillë nga ndërkombëtarët.

Image
Faik Krasniqi

“Do të ishte zgjidhje e mirë propozimi i Kurtit, që njëherë të bëhet korrigjimi e pastaj ratifikimi, edhe pse ky propozim i tij ka mundur të bëhej shumë parë dhe kjo çështje do kishte përfunduar shumë muaj më parë. Por një gjë e tillë do të merrte shumë kohë dhe nuk besoj që ndërkombëtarët do të pranonin një gjë të tillë”, shtuar ai për “Bota sot”.

Ai ka shtuar për “Bota sot” se letra publike e Kurti drejtuar Haradinaj nuk po më duket që është sinjal se Vetëvendosje ka ndryshuar qëndrim dhe do ta votojë Demarkacionin në formatin aktual.

“Edhe nëse kalon Demarkacionin në formatin si është, me raportet e Bulliqi, të Meha dhe deklaratën e dy Presidentëve që brenda dy viteve të korrektohet Demarkacioni nëse ka gabime, atëherë do të kaloj me votat e deputetëve të dorëhequr të Vetëvendosjes ose me votat e ndonjë deputeti të Listës serbe, edhe pse do të ishte mirë që Demarkimi i kufirit me Malin e Zi të bëhej me votat e deputetëve shqiptarë nga pozita dhe opozita”, ka deklaruar .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat