Zbulohet e keqja e madhe që e priste Kosovën me tentimin për shfuqizimin e Gjykatës Speciale

Politika

Zbulohet e keqja e madhe që e priste Kosovën me tentimin për shfuqizimin e Gjykatës Speciale

Arben Sylejmani Nga Arben Sylejmani Më 11 mars 2018 Në ora: 11:00
Ilustrim

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj në një prononcim për “Bota sot”, tregon se çfarë po shqyrtohej nga ana e shteteve perëndimore në rast të shfuqizimit të Gjykatës Speciale.

Sipas tij, në kancelaritë e shteteve perëndimore u shqyrtuar mundësia e vënies së sanksioneve ndaj Kosovës dhe për rolin e KFOR-it në vend.

“Iniciativa e Haradinajt bashkë më Hashim Thaçin dhe Veselin për të shfuqizuar gjykatën Speciale, e vëri në pikëpyetje për herë të parë pas luftës një raport të ngushtë që kishim me faktorin ndërkombëtar dhe vëri në pikëpyetje edhe ekzistencën e mëtutjeshme të shtetit të Kosovës për shkak se diskutohej edhe për çështjen se cili do të jetë roli i KFOR-it në Kosovë, i NATO-s në Kosovë, më pas i njohjeve në Kosovë. Dolën edhe mendime nëpër kancelaritë të ndryshme perëndimore nëse Kosovës duhej t’i viheshin sanksione apo jo”, ka thënë Selmanaj për “Bota sot”.

Natën e 22 dhjetorit të vitit të kaluar partitë e koalicionit PANA, mblodhën 43 nënshkrime për të thirrë një seancë të jashtëzakonshme për shfuqizimin e Speciales. Por, kjo u pamundësua pasi që anëtaret e LDK-së dhe ata të Vetëvendosjes pas një takimi me ambasadorin, Greg Delawie dhe shteteve të tjera të Kuintit, ata vendosën që mos të merrnin pjesë në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit për të thirrë këtë seancë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat