A i theu Albin Kurti parimet e tij me propozimet për Demarkacionin?

Politika

A i theu Albin Kurti parimet e tij me propozimet për Demarkacionin?

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 11 mars 2018 Në ora: 14:09
Albin Kurti

Gjatë këtyre ditëve, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka dal me një letër të hapur për zgjidhjen e problemit të marrëveshjes me Malin e Zi, drejtuar kryeministrit Ramush Haradinaj.

Lidhur më këtë çështje, analisti Faton Mehmeti ka thënë për “Bota sot” se deputetët e dorëhequr të Vetëvendosjes,  po shihen si mundësi për të votuar demarkacionin dhe se Kurti po e ndjen se po izolohet si faktor në vend.

Image
Faton Mehmeti

“Albin Kurti po e ndjen se po izolohet si faktor në vend, kjo nga ish anëtarët e VV-së. Grupacioni në VV dhe atyre që kanë dalë e që janë deputet të VV, po shihen si mundësi për të votuar demarkacionin që rrjedhimisht do e largonte nga loja ndikimin e Albinit. Kjo edhe do jepte pasqyrë të keqe për Albinin, që të paraqes atë si ekstremistin e pandryshuar dhe njeriun që e ka katandisur VV në ketë hall. Duke e nuhatur këtë strategji të ish shokëve të tij, Albini u detyrua të ndryshoj qasje ndaj demarkacionit”, ka deklaruar ai për “Bota sot”.

Për më tepër, ai ka shtuar se është hera e parë që Kurti i thyen parimet e tij dhe se ai bën mirë që po e shfaqë  gatishmëri për të ndihmuar zgjidhjen e kësaj çështje.

“Është hera e parë që Albini thyen parimet e tija, duket i frikësuar dhe izoluar. Asnjëherë me VV s`do jetë e njëjtë, kjo i shkon për shtati kësaj qeveri. Megjithatë Albini bën mirë që po shfaq gatishmëri për të ndihmuar zgjidhjen e kësaj çështje, jo vetëm duke e bllokuar. Besoj së VV do jetë faktor zgjidhje, duke i bërë vendit një të mirë të madhe pasi do e përjashtoj Listen Srpska nga kjo çështje, rrjedhimisht duke mos i lejuar asaj që të përfitoj diçka”, ka përfunduar Mehmeti për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat