“Albin Kurti po lëshon pe”

Politika

“Albin Kurti po lëshon pe”

Gresa Bajraktari Nga Gresa Bajraktari Më 12 mars 2018 Në ora: 10:47
Albin Kurti

Analisti politik Skënder Zogaj, në një prononcim për “Bota sot”, thotë se marrëveshja për demarkacionin nuk mund të sillet bë Kuvend pa u siguruar votat dhe për këtë Vetëvendosje ka rol kryesor.

Image
Skender Zogaj

“Marrëveshja për demarkacionin nuk mund të sillet në Kuvend pa u siguruar numri i nevojshëm i votave për ta miratuar! Përpjekja për të siguruar numrat është në kulmin e angazhimeve ndërmjet të gjitha partive politike, që tashmë janë pro marrëveshjes. Vetëvendosja ka rol kryesor, sepse me disa vota të saj zgjidhet çështja e demarkacionit”, ka deklaruar Zogaj.

Më tej, ai thotë se Kurti po lëshon pe dhe ky është varianti më i lehtë për të ratifikuar Demarkacionin, që do të bëhet shpejt por Kosovën e presin detyra më të rënda.

“Albin Kurti e ka kafshuar gjuhën e vet dhe po lëshon pe, dhe kjo ia hap derën hyrjes së marrëveshjes në Kuvend dhe aprovit të saj! Ky është varianti kryesor dhe me i lehti për t’i shpërla gafat e partive politike dhe për të arritur te ratifikimi i marrëveshjes së demarkacionit! Pra “mishi do të piqet por duhet që edhe helli të mos digjet! Kjo nënkupton se demarkacioni kryhet shpejt, por pas tij Kosovën e presin detyra edhe më të rënda”, është shprehur Skënder Zogaj për “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat