Milaim Zeka flet për seancën e Demarkacionit: Bash kurgja nuk di

Politika

Milaim Zeka flet për seancën e Demarkacionit: Bash kurgja nuk di

Arbnore Zhushi Nga Arbnore Zhushi Më 12 mars 2018 Në ora: 15:32
Milaim Zeka

Kuvendi i Kosovës pritet që nesër të tentojë për herë të katërt miratimin e Marrëveshjes së Demarkacionit të Kufirit me Malin e Zi.

Mediat sot kanë raportuar se seanca do të mbahet nesër, por nuk dihet nëse koalicioni qeverisës i ka siguruar votat e nevojshme për kalimin e kësaj Marrëveshjeje, ose jo.

Qeveria deri tani nuk ka mundur të bind deputetët e Listës serbe, që të votojnë pro Demarkacionit, përkundër tentimit.

E kundër kësaj Marrëveshjeje po vazhdon të jetë Lëvizja Vetëvendosje, e cila votën pro Demarkacionit, e konsideron si tradhti ndaj vendit.

Por, deputeti i Nismës Socialdemokrate Milaim Zeka, ka thënë se nuk e din se a i ka siguruar votat e nevojshme koalicioni qeverisës.

“Bash kurgja nuk di. Edhe nuk mund të përgjigjem”, është shprehur ai në një prononim për gazetën “Bota sot”.

Mirëpo, ka pohuar se zvarritja e kësaj çështje, po rrezikon shtetësinë e Kosovës.

“Normal që po”, ka thënë Zeka.

Ai më tej ka ironizuar, duke krahasuar Kosovën me Korenë Veriore.

“Sikur ne, vetëm Koreja Veriore është. Për dallim që ajo ka shumë armatim, ndërsa ne as helikopter për ndihmë të shpejtë”, ka theksuar deputeti i Nismës për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat