Njëri ndër themeluesit e Vetëvendosjes tregon pse duhet të bie Qeveria

Politika

Njëri ndër themeluesit e Vetëvendosjes tregon pse duhet të bie Qeveria

SUZANA RUGOVA Nga SUZANA RUGOVA Më 13 mars 2018 Në ora: 22:49
Ramush Haradinaj

Lëvizja Vetëvendosje përmes një komunikate për shtyp ka thënë se Qeveria ka rënë edhe moralisht edhe me numra dhe duhet të bjerë edhe formalisht. Kuvendi tash e sa kohë është bllokuar nga deputetët e koalicionit, që nuk e lejojnë vendimmarrjen dhe zhvillimin normal të punimeve të Kuvendit andaj vlerësojnë se vendi nuk mund të mbetet peng i një koalicioni të tillë dhe duhet të shkohet në zgjedhje.

Në lidhje me këtë çështje, njëri ndër themeluesit të Vetëvendosjes, tash deputet, Xhelal Sveçla, një prononcim për gazetën ‘’Bota sot’’, thotë se koalicioni qeverisës PANA-Lista Serbe është Qeveri e dështimit.  

Sveçla thekson se ky koalicion u krijua përmes dredhive dhe vetëm e vetëm për të kënaqur apetitet e personave të caktuar.

Image
Xhelal Sveçla

‘’Një koalicion që u krijua dhe mbahet përmes dredhive për interesa të ngushta, që për të kënaqur të gjitha apetitet e mundshme të partive e individëve që bëjnë pjesë në të formuan një Qeveri që emëroi mbi 70 zëvendësministra sa as Kryeministri vet nuk i njeh cilët janë, Qeveri që me vendimet e veta bëri që Agjencia Kosovare e Akreditimit për arsimin e lartë të përjashtohet nga Regjistri Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR) dhe shumë e shumë të tjera, tash po bllokon edhe punën e Kuvendit duke pamundësuar kuorumin për vendimet. Dhe ashtu siç theksuam në seancë, nëse hyjmë në këtë cikël ku koalicioni qeverisës bllokon kuorumin, asnjë ligj dhe asnjë vendim nuk do të kalojë’’, ka thënë Sveçla.

Tutje, deputeti thotë se qytetarët po i paguajnë kot deputetët dhe zyrtarët e Qeverisë në ndërkohë që nuk po ka rezultat nga asnjëra palë.

‘’Pra, për ta thjeshtuar, qytetarët në këtë gjendje të rëndë ekonomike do të vazhdojnë të paguajnë pagat e larta të deputetëve të cilët vetëm do të paraqiten në seanca për të cilat paguhen por do të dalin pa marr vendime dhe do të vazhdojnë të paguajnë pagat e larta të Kryeministrit, Ministrave, Zëvendësministrave, Zyrtarëve të Qeverisë të cilët për çdo ditë do të mundohen të shfrytëzojnë postin e tyre edhe për një ditë për interesa të ngushta të tyre. Siç kemi theksuar dhe vazhdojmë ta themi, çdo ditë që vazhdon me këso qeverish që pak ndryshojnë në emra por kanë saktësisht të njëjtën logjikë formimi dhe funksionimi, po e dërmon vendin dhe po lodh pafund qytetarët’’ përfundon Sveçla për gazetën ‘’Bota sot’’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat