“PDK-së nuk i konvenon shkuarja në zgjedhje, Qeveria e varur nga Lista Serbe”

Politika

“PDK-së nuk i konvenon shkuarja në zgjedhje, Qeveria e varur nga Lista Serbe”

Drilon Rrahmani Nga Drilon Rrahmani Më 14 mars 2018 Në ora: 13:51
Ilustrim

Partia Demokratike e Kosovës, ka paralajmëruar se do të mbajë zgjedhjet e brendshme.

Lidhur me këtë, njohësi i çështjeve politike, Shemsi Jashari, thotë se PDK-së nuk i konvenon që të shkojë në zgjedhje për momentin, pa e përfunduar këtë proces të brendshëm zgjedhor.

“PDK në vitin 2018 ka sfidë mbajtjen e zgjedhjeve të brendshme dhe mendojë se nuk i konvenojnë zgjedhjet parlamentare, pa përfunduar ky proces i cili mund të prodhojë pakënaqësi dhe edhe ndonjë ndarje tek një shtresë e anëtarëve të vjetër të cilët kanë pasur shumë privilegje dhe tashmë duket se PDK është e interesuar ti zhvendosë në prapavijë”, theksoi Jashari.

Ai është i bindur që kjo qeveri nuk do të zgjasë deri në fund të mandatit, për arsye që është e varur nga Lista Serbe, vendimet po i marrin “Ad hoc”.

“Është e qartë se kjo qeveri në asnjë mënyrë nuk mund ta qoj deri në fund mandatin e saj qoftë për mungesë të stabilitetit në numra dhe varësin që ka ndaj “Listës Serbe” për të kaluar ligje dhe marrëveshje të rëndësishme, qoftë për mënyrën qeverisëse që ka treguar deri më tani si jo konsistente dhe me shumë vendimmarrje “Ad Hoc””, potencoi Jashari.

Image
Shemsi Jashari

Sipas tij, dështimi i PDK-së në zgjedhjet e ardhshme, do të varet shumë nga reformat brenda partisë, ku kjo parti po tenton t’i hedh në prapavijë njerëzit që sot janë në “frontin” e PDK-së, e që kanë shumë akuza për korrupsion në të kaluarën e tyre.

“Dështimi ose jo i PDK-së, në zgjedhjet e ardhshme do të varet shumë nga mënyra dhe qasja që lidershipi i PDK-së, do të përdorë gjatë zgjedhjeve të brendshme, gatishmëria e saj për reformë të mirëfilltë në kuadro dhe fytyra të reja pa hipoteka penale, gatishmëria për të hequr dorë nga fytyra të vjetra me shumë akuza për korrupsion dhe dështime në të kaluarën e tyre, që PDK i vuan si pasojë e tyre.”,- mendon Jashari.

LDK-ja dhe PDK-ja mbeten partitë më të konsoliduar sipas tij.

“Përndryshe me ndarjen e LVV dhe përçarjen e saj përbrenda, subjektet me të konsoliduara në skenën politike mbetën LDK dhe PDK, të cilat do të garojnë për primat kurdo që mbahen zgjedhjet” përfundoi Jashari për “Bota sot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat